• |
ide | kryesore

“Do ti dhuroja një palë syze”, Lapo Elkann cinik ndaj Fabbri, vëllai i Rabiot akuzon: “Juve, kokë për tu prerë”

-Instant, Sport
Fabbri



Nuk kanë të ndalur polemikat rreth arbitrimit të arbitrit Fabbri në Juventus-Napoli. “Komplimenta edhe arbitrit, mund t’i dhuroj një palë syze se kam shumë në magazinë”, shkroi Lapo Elkann në Twitter. Ish-drejtuesi i bardhezinjve është tallur kështu me arbitrin, që anuloi golin e Di Marias në minutën e 83′. Fabbri pasi rishikoi aksionin në VAR akordoi një faull të Milik ndaj Lobotka. Lapo ishte prodhues i syzeve të llojeve të ndryshme me kompaninë ‘Italian Independent’. Në fund, Lapo Elkan nuk i hoqi meritën kundërshtarit: “Si juventin jam shumë i pikëlluar, por nuk mund të mos pranoj që ky vit është viti i Napolit. Urime”.

Vëllai i mesfushorit të Juventus, Adrien Rabiot, James, ka shpërthyer në akuza kundër arbitrit Fabbri. Modeli ka postuar dy histori në Instagram. “Ky arbitrim është skandaloz”, shkruhej në të parin, ndërsa doza u rrit në të dytin: “E kuptuam që Juventus ishte një kokë për tu prerë! Turp për ju!”.

Lexo më tej: Video/ Juventus i anulohen dy gola në fund, Raspadori i ndëshkon në shtesë: Napoli pranë titullit mes polemikave

 

View this post on Instagram

 

A post shared by James Rabiot (@vjames.rabiot)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *