• |
ide | kryesore

Panik në ajër, motori i avionit merr flakë gjatë fluturimit

Lajme, Planet, Të fundit



Pasagjerët e një avioni Boeing 737 kanë përjetuar momente paniku në ajër. Mësohet se një nga motorët u përfshi nga flakët.

Avioni i kompanisë “American Airlines” u ngrit nga aeroporti John Glenn Columbus dhe kishte si destinacion Phoenix në Arizona. Ai u detyrua të rikthehej në aeroportin nga ku u ngrit pas zjarrit në motor.

Dëshmitarët kanë thënë se avioni u ndesh menjëherë pas ngritjes me një tufë shpendësh. Ata dyshohet të jenë bërë shkak i rënies së zjarrit. Megjithatë, pas 40 minutash në ajër, piloti arriti ta ulte avioni të sigurt në pistë. Fatmirësisht, veç momenteve të tmerrit në ajër, askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *