• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për Mediun/ Avokatët: Çështja duhet pushuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mediu



Shtyhet për më 9 maj, ora 14:00, seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, të akuzuar për shpërdorim detyre për çështjen ‘Gërdeci’.

Shkak u bë kërkesa e prokurorisë pasi nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet.

Avokatët e ish-ministrit kërkuan pushim të çështjes për efekt parashkrimi.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nuk formuluan akuzë të re as prova apo hetim të ri. Sipas avokatëve, Fatmir Mediu nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.

“Ai ka të drejtë të jetë i barabartë para ligjit. Kanë kaluar 12 vjet nga fakti penal ndaj zoti Mediu nuk mund të merret i pandehur. Çështja është parashkruar”.

“Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut, që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit”, tha avokati Ardian Visha.

Prokurori Klodian Braho theksoi se çështja e parashkrimit është ezauruar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *