• |
ide | kryesore

Kumbulla i padëshiruar, Mourinho gati të kthejë mbrojtës edhe Cristante: “Kundër Milan do luaj vetë”

-Instant, F1, Sport
Kumbulla



Ka një të dhënë shqetësuese në historikun që e shoqëron Romën drejt playoff-it për vendin e katërt kundër Milan, të shtunën në orën 18. Në Olimpico, pa Chris Smalling, verdhekuqtë kanë humbur dy herë 2-1 dhe në të vetmin rast ku mbrojtësi anglez mundi të përballej me kuqezinjtë në shtëpi, Roma fitoi me të njëjtin rezultat me golat e Dzeko dhe Zaniolo, kur në stol ishte një tjetër portugez, Paulo Fonseca. Në javën e ardhshme është përplasja direkte me Milan e Mourinho e di se duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet e lodhjen: “Nëse duhet mund të luaj unë, nuk ka asnjë problem. Ky grup është i bashkuar – komentoi portugezi për DAZN – e në vështirësi reagon”. Fjalët e teknikut megjithatë duket se përjashtojnë shqiptarin Marash Kumbulla.

Nëse në Bergamo mund të parashikohej disfata, përtej faktit se Smalling mungonte, ajo në Zini, kundër Cremonese që deri në 28 shkurt nuk kishte fituar kurrë në kampionat, dëshmoi se ekipi humb kohezionin nëse mungon lideri i tij në mbrojtje. Të hënën në stadiumin Gewiss, Mourinho humbi edhe Llorente të paktën për tre ndeshjet e ardhshme. Ai do të mungojë kundër Milan, Monza dhe Inter. Shpresa është për ta rikuperuar të paktën për gjysmëfinalen e parë të Europa League kundër Bayer Leverkusen. Smalling ndoshta mund të bëhet gati vetëm për ndeshjen e kthimit.

IDEJA E MOURINHO PËR TË MOS AKTIVIZUAR KUMBULLËN

Katërshja mbrojtëse, e parë kundër Sampdorias më 2 prill dhe në pjesën e dytë në Bergamo, nuk duhet të ripropozohet të shtunën. Në treshen e prapavijës, së bashku me Mancini dhe Ibanez, mund të gjejë një vend Kumbulla. Por Mourinho preferon një variant tjetër, atë të tërheqjes pas të Cristante, për të pasur më shumë cilësi në zotërimin e parë të topit.

Lexo më tej: Igli Tare nën hetim, si dhe blerja e Kumbullës: Guardia di Finanza bastis selitë e Roma, Lazio e Salernitana

Më pas është Paulo Dybala, për të cilin priten rezultatet e analizave në kaviljen e majtë. Numri 21 verdhekuq duhet të humbasë ndeshjen kundër Atalantës, për t’u rikuperuar nga lodhja e muskujve në këmbën e djathtë, e pësuar në Roterdam. E ndërhyrja e keqe e Palomino rëndoi një situatë tashmë kritike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *