• |
ide | kryesore

Video/ Barazim me zemër në dorë në Loro Boriçi: Hoxhaj shpëton Vllazninë në shtesë kundër Egnatias

-Instant, Sport, Video
Hoxhaj



Nuk ka fitore edhe këtë herë përballë Egnatias, e pathyer përballë Vllaznisë në katër precedentët e këtij sezoni. Gjysmëfinalja e parë mbyllet 1-1, me Hoxhaj që i heq nga duart suksesin rrogozhinasve në minutën e pestë shtesë. Sulmuesi limiton dëmet për skuadrën e Sedloskit, por në Rrogozhinë në kthim do të jetë shumë e vështirë. Një super Dëamena shtangu Loro Boricin në mesin e pjesës së dytë, përpara se Hoxhaj të befasonte ish-portierin e kuqebluve Sherri, me një goditje me kokë.

Fund dramatik në Shkodër, në një ndeshje të vulosur vetëm në minutat shtesë. Vllaznia e Egnatia, të kryqëzuara edhe në kampionat për objektivin Europë, u munduan më shumë të kujdeseshin të mos pësonin. Pasi kishte provuar të tre rezultatet, në tre ndeshjet e para në detyrë, Sedloski kërkoi të imponohej në shtëpi. Por zotërimi i topit kuqeblu ishte steril dhe nuk i rrezikuan shumë miqtë. Në anën tjetër, formacioni i Tetovës, i udhëhequr nga një Dëamena fantastik, i dha sinjalet që në pjesën e parë, se mund të ishin kërcënues. Goleadori i rrogozhinasve tronditi traversën me një silurë në minutën e 16′.

SUPER DWAMENA E BARAZIMI I HOXHAJ NË SHTESË

Shkodranët u spostuan më para në pjesën e dytë, por rrezikshmëria nuk është se ndryshoi. Një Balaj statik dhe Latifi aspak i frymëzuar, ishin krejt e kundërta e Dëamena. Ish-Levante ndërmori një inkursion brilant, duke kaluar çdo kundërshtar para se të driblonte edhe Qarrin e të dopozitonte në rrjetë. Një gol që shkundi Vllaznia nga apatia, me një reagim që të gjithë të pranishmit në Loro Borici do të preferonin ta kishin parë nga minuta e parë. Egnatia rezistoi ndaj sulmeve vendase, por vetëm deri në minutat shtesë. Pikërisht, atëherë kur askush nuk shpresonte më, Hoxhaj devijoi me kokë duke mposhtur Sherrin. 1-1 dhe një barazim që i jep akoma shpresë shkodranëve për kthimin, edhe pse në Rrogozhinë duhet shumë më tepër se kaq për tia dalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *