• |
ide | kryesore

Ngacmoi seksualisht dy minorene, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 25- vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “HARASSMENT”.
Ngacmoi seksualisht dy shtetase, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që iu gjet 25-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prolurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *