• |
ide | kryesore

Rënia e euros/ BSH përmend gjithçka, por jo paranë e pisët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banka-e-shqiperise.jpg



Monedha jone kombëtare vijon të forcohet ndaj monedhës europiane. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbët aktualisht me 111.12 lekë.

Banka e Shqipërisë argumenton se ajo që po ndodh në treg lidhet me futjen e euros në sasi të mëdha nga jashtë, në formën e dërgesave te emigranteve, por edhe nga investimet e huaja direkte.

Gjate vitit 2022 ne kemi pasur tkurrje të deficitit tregtar, tkurrje të deficitit të llogarisë koherente dhe rritje të fortë të remitancave dhe të investimeve të huaja direkte. Të gjitha këto kanë bërë që hyrjet neto të valutës në ekonominë shqiptare kanë qenë më të larta se në vitin 2021 dhe kjo sigurisht që rritja e ofertës së valutës më tepër sesa kërkesa sigurisht që më pas ndikon në ecurinë mbiçmuese të lekut ose të rënies së valutave.

Po a do të ndërhyjë banka e Shqipërisë në këtë situatë?

Ndërhyrje bëhen në ato raste kur ka vetëm çrregullime të funksionimit të tregut aktualisht nga analiza jonë nuk na rezulton një gjë e tillë.

Dobësimi i euros dëmton eksportuesit duke i sjellë atyre më pak fitime, por nga ana tjetër njëkohësisht ka efekte pozitive në këstet e kredive që janë në euro si dhe në nivelin e borxhit të jashtëm të qeverisë.



4 Comments

  1. KU JANE KETO INVESTIME TE HUAJA, NE CVEND INVESTOHET, ATJE KU EDHE ISHIN E U LARGUAN, APO INVESTIM TE PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA QE PASTROHEN MANOVRAT E FORCIMIT GJOLA TE LEKUT, ESHTE MASHTRIM SEPSE NE SE LEKU ESHTE NE FORCIM CMIMET ME KETE LEK DUHEN TE ISHIN ULUR. PRA BANKA KA FITIMIN, POR DHE FSHEH QARKULLIMIN E PARAVE TE PISTA, PER TA MBLEDHUR, UL VLEREN E EUROS, E BEN PASTRIMIN E LEKUT, QARTE FARE, KJO ESHTE EKONOMIA E RILINDASVE QE KY PUSHTET MBESHTETET NE EKONOMINE INFORMALE ABUZUESE ME TREGJET BRENDA E JASHTE VENDIT. FALI.ENTI RREZIKON NE TE AREDHMEN EKONOMINE.

  2. Po ca Guvernatori kena ne amon, politika monetare ka bere te mundur qe te ndaloj inflacuioni, ka rrit me 2% interesin, fed edhe bce i kan cu ne 5% edhe me zor po e frenojn, Rrofshin eurot e pista qe vij qe mbajn inflacionin nen kontroll.
    E di si me duket veprimet e bankes se shqiperise edhe politika e tyre monetare, si me u vra vete kriminelet me njoni tjetrin (sic po e bejn) edhe me dale Ministri i Mbrenshem e me thene qe kena ul numrin e krimineleve dhe krimin ne vend,

  3. O i pa emër.A e ke idenë e ekonomisë.Paraja e pisët po e mban gjallë vëndin dhe Ramën në pushtet.Guvernatori nuk e përmend këtë fakt dominues në treg se e pret largimi.S e kupton që jemi në diktaturë apo jo.Apo dhe ti do jesh pjellë e diktaturës komuniste dhe tani e asaj neokomuniste të Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *