• |
ide | kryesore

Baku Shootout: pole-Sprint për Leclerc, Perez lë pas Verstappen

-Instant, Sport
Leclerc



Pasi siguroi pole position për GP të Azerbajxhanit të premten pasdite, Charles Leclerc konfirmon veten si piloti më në formë nga të gjithë. Ferraristi kronometroi kohën më të mirë në debutimin e Shooutout, që cakton pozicionet për startin e garës Sprint. Megjithatë, në xhiron e fundit, Leclers u përplas me barrierat, duke dëmtuar në mënyrë efektive shanset e fundit të Carlos Sainz, që përfundoi i pesti. Në krah të Leclerc do të niset në vijën e parë Sergio Perez (+0.147) . Vija e dytë për Max Verstappen (me një vonesë prej 290 të mijëtat). Në krah të holandezit do të niset George Russell, që shleu një të premte të mërzitshme dhe la Mercedesin tjetër të Lewis Hamilton pas shpine.

Nga mëngjesi i të shtunës erdhi konfirmimi se – të paktën në kualifikuese – Ferrari në Baku është një makinë e përsosmërisë absolute. Edhe pse numri gjashtëmbëdhjetë i SF-23 të Leclerc, që dominoi kualifikueset në një format të reduktuar, nuk pati diferenca të mëdha me Red Bull të Verstappen. Holandezi gjithësesi ka mes tij dhe ferraristit, makinën e Perez.

Në vend të kësaj, ishte Sainz që humbi terren. Përtej sulmit të tij të fundit të ndërprerë për shkak të përplasjes së shokut të tij të skuadrës, spanjolli përfundoi i pesti. Sainz u pozicionua mes Mercedes të Russell dhe Hamilton. Carlos shfaqi një vonesë prej gjashtë të dhjeta të sekondës nga Charles. Provë e një raporti mjaft të kufizuar me cirkuitin qytetas të Baku. Nga ana tjetër, Hamilton është 805 të mijëta me vonesë teksa përfundon vijën e tretë. Nga linja e katërt do të nisen surprizuesi Alexander Albon (Williams) dhe Fernando Alonso me më të mirën e Aston Martin. Spanjolli ndiqet nga shoku i skuadrës Lance Stroll dhe Lando Norris që mbyll dhjetëshen e parë (dhe vijën e pestë) me McLaren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *