• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Tekas, raportohen 5 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një shtëpi në Cleveland, Teksas.

Mediat e huaja thonë se të prekurit ishin në shtëpi kur u sulmuan nga një burrë me një pushkë automatike të tipit Ar-15. Viktima më e re e ishte 8 vjeç ndërsa dy gra u gjetën të vdekura në dhomën e gjumit mbi dy fëmijë që i mbijetuan tragjedisë. Policia është ende në kërkim të të dyshuarit, i armatosur dhe në gjendje të dehur.

Sherifi i Teksas tha se dhjetë persona ishin të pranishëm në shtëpi në momentin e të shtënave dhe se askush tjetër nuk u plagos.

Autoritetet konfirmoi se të shtënat ndodhën të gjitha në një shtëpi, viktimat ishin të gjitha nga Hondurasi dhe se katër nga viktimat u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një prej tyre u shpall e vdekur pasi u dërgua në spital.

Mësohet se policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.



1 Comment

  1. Ku jane Shqiptaret te kpmentopjne se sa kafshe jane Amerikanet se per Shqiptaret cfare nuk thone kurvat tradhetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *