• |
ide | kryesore

“E kanë ndarë mendjen, nuk e duan Kastriotin”: Çela shpërthen ndaj sistemit dhe evidenton parregullsitë e golit

-Instant, Sport
Çela



“Nuk dua të bëj fare analizë taktike. Po dal para kamerave për respekt se nuk kam qejf fare të dal. Çfarë kuptimi ka kur goli i kundërshtarit vjen me stopim me dorë, pozicion jashtë loje. Para aksionit kishte 2-3 parregullsi. Gjatë gjithë lojës arbitri ishte i njëanshëm hapur në favor të Tiranës. Asnjë faull në favorin tonë”. Emiljano Çela nuk arrin të mposhtë zemërimin për atë që ndodhi në ndeshjen me Tiranën. Kastrioti u mund 1-0 me një gol që për teknikun ishte krejtësisht i parregullt. Krutanët gjithashtu e mbyllën takimin me 9 lojtarë. “Pastaj ishte momenti i fundit kur dy lojtarë dalin me të kuq. Isha i lumtur që po mbyllja ndeshjen me 11, por arbitri na ruajti surprizë të hidhur në fund. Nuk e kuptova arsyen, i pashë me vëmendje situatat dhe nuk e kuptova. Çfarë kishin bërë të mitë, atë kishin bërë edhe të Tiranës. Ishim ne ata që u dënuam dhe ndëshkuam”.

AKUZA NDAJ FSHF DHE ARBITRIT

Tekniku i Kastriotit vijoi me akuzat e tij kundër sistemit dhe arbitrit të ndeshjes: “Është keqardhje sepse me çfarë po shoh edhe ju po e shihni. E kanë ndarë mendjen, Kastriotin nuk e duan më në Superiore. Nga të gjitha që kanë ndodhur dhe po ndodhin, po e shohim. Kisha parë shumë situata të tilla në karrierë por në mënyrë kaq të dhunshme të nxjerrin një ekip, nuk më ka ndodhur. Them të dhunshme se kemi të paktën 8 ndeshje, çdo gjë që bëjmë përkthehet në të keq. Të gjithë lojtarët që u ndëshkuan me Kukësin ishin ata që rrezikonin pezullimin. E filluam javën me Kodrën në formacion, dy ditë para ndeshjes marrim lajmin që dënohet shumë ndeshje. Unë kaq kisha për të thënë, nuk kam çfarë të shtoj më tepër”.

Lexo më tej:Video/ Kastrioti me 9 lojtarë, Tirana fiton në shtesë: vendos Hila me kokë, por plasin polemikat

Çela pastaj e fundosi edhe më shumë goditjen ndaj njëanshmërisë së arbitrimit: “Goli i Tiranës erdhi në aksion të parregullt. Ishte faull në nisje, prekje topi me dorë, kur lojtari i Tiranës doli në driblim dhe këndorja ishte e parregullt. Arbitri ishte jo vetëm në këtë ndeshje, kemi parë edhe më keq. Nuk më mbetet vetëm t’i uroj suksese Tiranës, është hera e dytë që fiton në këtë mënyrë me ne. Është e dhimbshme të humbësh ndeshjen në minutat e fundit. Më vjen keq më shumë që dolën me të kuq se duhet të bëj formacionin nga e para me Vllazninë. Më vjen keq që nuk i kam bërë federim Kulit (ndihmëstrajnerit) se do më duhej shumë në këtë ndeshje”, tha Çela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *