• |
ide | kryesore

Misteri i mungesës së grumbullimit të Di Maria: njoftoi dëmtimin sapo mësoi se nuk ishte titullar

-Instant, Sport
Di Maria



Dëmtimi i Angel Di Maria, që do të jetë i padisponueshëm ndaj Bolonjës, fsheh një mister të vogël. Në stërvitjen e djeshme, argjentinasi, sapo mori jelekun e destinuar zakonisht për lojtarët që nuk startojnë si titullarë, i komunikoi stafit teknik se kishte një problem me kaviljen. Nga këtu lindi mungesa e grumbullimit dhe, në fakt, Fideo nuk është mes 23 të përzgjedhurve nga Massimiliano Allegri për sfidën në Dall’Ara.

DËMTIM DIPLOMATIK?

Sipas Tuttosport, situata ka “hapur pikëpyetje, jo vetëm mbi anësorin, në lidhje me dhimbjen” e Di Maria. Me pak fjalë, një problem më shumë për t’u menaxhuar nga Max Allegri. Tekniku që, në këtë finale të sezonit, duhet të ndjekë kualifikimin në Champions League, qoftë përmes kampionatit apo fitores së Europa League. E kjo pavarësisht vendimeve që do të marrë drejtësia sportive italiane dhe/ose UEFA.

Lexo më tej: Manovra e pagave, Juventus mbrohet: artikulli 31 ose marrëveshje

Juventus dhe Di Maria kanë kohë që flasin për rinovimin e kontratës. Fideo do të shkojë në skadencë në qershor. Por ai kishte dhënë miratimin e tij për të vazhduar edhe një vit me bardhezinjtë. Në zgjedhjen e tij peshon dashuria e tifozëve dhe qetësia familjare në Torino. Klubi i Juventus po punon për shifra më të ulëta se ato aktuale (6 milionë neto në sezon), për zgjatjen e kontratës. Rinovimi do të nxiste edhe aktivizimin e Dekretit të Rritjes edhe në sezonin aktual, duke prodhuar kursime të mira. E gjithë kjo në dritën e kualifikimit europian, që do ta motivonte Di Maria të qëndronte dhe të garantonte të ardhura në arkat e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *