• |
ide | kryesore

Ancelotti i bën ‘dalje’ Benzema dhe Brazilit: “Kërkojmë një numër 9. Selecao? Budallallëqe”

-Instant, Sport
Ancelotti



Real Madrid i Carlo Ancelotti është sërish protagonist në Champions League këtë sezon. Por pavarësisht rezultatit të gjysmëfinales ndaj Manchester City, hija e Brazilit ka muaj që rri pezull mbi të ardhmen e trajnerit italian. Ancelotti, në fakt, është emri i përfolur vazhdimisht për të ardhmen e Seleçaos, aq sa flitet për një datë skadence për vendimin që do të merret. “Budallallëqe – etiketoi Ancelotti gjithçka për këtë çështje në konferencë –. Nuk ka asnjë datë edhe sepse nuk kam folur kurrë me askënd”. Një nga temat më të papritura është konfirmimi për interesimin e klubit për një qendërsulmues. Pavarësisht formës së jashtëzakonshme të Karim Benzema, mosha e madhe e francezit e ka bërë klubin të shohë për pasuesin e tij: “Po kërkojmë një numër 9”, pranoi Ancelotti.

Gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes mes Real Madrid dhe Real Sociedad në kampionat, Ancelotti u ndal në dy aspekte. Së pari për t’iu përgjigjur spekulimeve për të ardhmen e tij në Amerikën e Jugut. E së dyti për të komentuar fjalët e yllit të NBA, Giannis Antetokounmpo.

“Nuk flas për të ardhmen time – përsëriti Ancelotti – por afati i fundit për përgjigjen time për Seleçaon është marrëzi. Nuk ka asnjë kufi edhe sepse nuk kam folur kurrë me askënd për mundësinë”.

Lexo më tej: Brazili do të presë deri në fund “planin A”: Carlo Ancelotti duhet të kthejë përgjigje deri në 25 maj

REPLIKA PËR ANTETOKOUNMPO

Përsa i përket basketbollistit, Ançelotti ka mbetur i befasuar: “Përdori fjalë spektakolare me të cilat jam dakord 100%, në sport dhe në jetë. Dështim është kur nuk përpiqesh t’i bësh gjërat sa më mirë mundesh. Nëse jep maksimumin dhe ke ndërgjegjen të pastër, nuk mund të flasësh për dështim. Sepse ndonjëherë gjërat shkojnë mirë dhe ndonjëherë jo. Unë kam një fuçi plot me tituj, por numëroj vetëm ato që kam humbur”.

Në fund, komplimente për Barcelonën: “Nëse ata fitojnë La Liga, kjo është për shkak se ata kanë qenë skuadra më e qëndrueshme gjatë gjithë sezonit dhe e kanë merituar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *