• |
ide | kryesore

Bobo Vieri i tërbuar me tifozët e Lazio pas festimit me të bijën: “Duhet ta qepni gojën me mua”

-Instant, Sport
Vieri



Christian Vieri ishte i pranishëm në tribunën e San Siros me familjen e tij me rastin e ndeshjes Inter-Lazio. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Bobo TV në Twitch, ai rrëfeu një episod të shëmtuar: “Pasi Inter shënoi dhe unë isha me Isabel që po festoja, në mbrëmje më erdhën mesazhe në Instagram nga tifozët e Lazios. Dhe e them këtë sepse janë gjëra për të ardhur turp”.

Gjatë ndeshjes në San Siro kundër Lazios, Bobo Vieri ishte i pranishëm në fushë së bashku me vajzat e tij për të ndjekur ndeshjen e kampionatit. Ish-sulmuesi zbuloi se përfundoi në shënjestrën e tifozëve të Lacios për festimin në golin e Gosens: “I jam përgjigjur edhe dikujt që më ka shkruar ‘nuk e respekton Lazion se ti ke festuar’. Pastaj unë i ofendoj të gjithë, nuk më plas fare, jam i lirë dhe nuk kam kontratë me asnjë ekip”.

PËRGJIGJA E DHËNË NGA VIERI

Vieri vazhdoi më pas duke u justifikuar: “Nëse dua të marr vajzat e mia të shohin një ndeshje futbolli, sepse ma kanë kërkuar prej muajsh, për mua është gjëja më e bukur në botë. E nëse ekipi që po shikoj shënon gol, atëherë unë argëtohem me ta”.

Vieri më pas pranoi se i ishte përgjigjur disa mesazheve të tifozëve: “Iu përgjigja me një pyetje “po ti a ishe në Birmingham kur theva kokën? Ishe atje?”. Përgjigjja ishte “jo”. Unë qëndrova në fushë gjithë ndeshjen me kokë të thyer dhe në fund në dhomat e zhveshjes villja nga dhimbja. Epo, atëherë nuk duhet të më thuash asgjë. Duhet të heshtësh me mua. Në karrierën time kudo që kam shkuar kam dhënë gjithmonë gjithçka dhe askush nuk mund të më thotë asgjë”.

Bobo pastaj përfundoi: “Kam një dashuri për të gjitha skuadrat për të cilat kam luajtur. Unë kam një shqiponjë të bërë tatuazh në kujtim të vitit të mrekullueshëm që jetova me Lazion. Por nuk kam pse të justifikoj veten. Unë jam një tifoz i Lazios, ashtu si i Interit dhe të gjitha skuadrat me të cilat kam luajtur. Njerëzit humbën mendjen, unë vetëm po festoja me vajzën time të vogël”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *