• |
ide | kryesore

Propozimi i bujshëm i kreut të La Liga, Tebas, për kualifikimin në Champions: “Kështu është e gabuar”

-Instant, Sport
Tebas



Siç dihet, duke nisur nga sezoni 2024/25, formati i Champions League do të pësojë një revolucion të qartë. Në fakt pritet kalimi nga 32 në 36 skuadrat pjesëmarrëse. Eliminimi në fazën e grupeve do të zëevdnësohet nga një grup i vetëm i madh, i konceptuar si një kampionat unik. Në këtë kuptim, kriteri kryesor i kualifikimit do të mbetet i pandryshuar. Për katër federatat e para në renditjen e UEFA-s (Angli, Spanjë, Gjermani dhe Itali), konsiston në arritjen e një prej katër vendeve të para në kampionat. Pikërisht mbi këtë kriter ka ardhur shpërthimi i ashpër i Javier Tebas, presidentit të La Liga.

“Do të ketë një model të ri të Champions League në vitin 2024 – tha Tebas për mikrofonat e De Telegraf –. Por ne duhet të fillojmë të punojmë për një model të ri. Një format që parashikon pjesëmarrjen vetëm të kampionëve kombëtarë. Pra me skuadra që kanë fituar kampionatin nga çdo cep i Europës. Unë përfaqësoj La Liga, por mendoj se pjesëmarrja e vendit të katërt në Spanjë nuk është një përmirësim për Champions League”.

Lexo më tej: Pagesa korruptive, shantazhi e alzhaimeri i Negreira, Tebas kërcënon Barcelonën: “Laporta dorëhiqu”

TEBAS: “I GABUAR VENDIMI NGA VITI 2016”

“Ekipet që luajnë në kompeticionet evropiane – vazhdoi presidenti i La Liga – fitojnë shumë. E në këtë mënyrë krijohet një hendek i qartë me klubet e tjera të atij vendi. Më duket gabim që në vitin 2016 u vendos që të caktohen më shumë vende në Champions League për ligat më të rëndësishme. Që në fillim kam qenë kundër katër skuadrave spanjolle në Champions League. Ashtu si edhe katër skuadrave në Serie A, Premier League dhe Bundesliga. Klubet në ligat e vogla janë ato që paguajnë çmimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *