• |
ide | kryesore

PSG pezullon Lionel Messi për dy javë pas udhëtimit në Arabi: Al Khelaifi përdor grusht të hekurt ndaj Pleshtit

-Instant, Sport
Messi



Krah i hekurt mes PSG e Lionel Messi. Thyerja e rregullores së brendshme të klubit, nuk ka kaluar pa pasoja për argjentinasin. Sipas asaj që RMC Sport raportoi në mbrëmje, ka zhvillime sensacionale në përplasjen mes palëve. Gjithçka në lidhje me udhëtimin e paautorizuar të Messi në Arabinë Saudite të hënën më 1 maj. Në fakt, transmetuesi francez ka bërë të ditur se klubi parisien ka vendosur të pezullojë lojtarin për dy javë me efekt të menjëhershëm. PSG e ka konsideruar shumë të rëndë sjelljen e tij lidhur me angazhimet me sponsorin. Fillimisht u fol për një gjobë të thjeshtë. Por mesa duket presidenti Nasser Al Khelaifi, pavarësisht problemeve të hasura në skuadër në periudhën e fundit, ka vendosur të përdorë grushtin e fortë.

Lexo më tej: Messi thyen rregullat e PSG, fluturon në Arabi e humb stërvitjen, L’Equipe: “Mashtrim”

KRAHU I HEKURT MES PSG E MESSI

Thyerja e raportit mes PSG dhe Lionel Messi është e parregullueshme. Lamtumira në fund të sezonit është thuajse e sigurt dhe argjentinasi ka vendosur të prishë plotësisht mardhënien me klubin. Lëvizja e Pleshtit ka ardhur në këtë finale të sezonit ku francezët duhet ende të fitojnë kampionatin (vetëm pesë pikë përpara Marseille). Messi, pas humbjes kundër Lorient, fluturoi në Arabinë Saudite për arsye komerciale. Argjentinasi injoroi kështu stërvitjen e kërkuar si dënim nga klubi dhe Galtier pas paraqitjes së keqe të së dielës. Messi zgjodhi të mos anulojë emërimet e tij në Arabinë Saudite, ku ai është një nga imazhet e Federatës së Futbollit. Sulmuesi udhëtoi në Riad për të filluar promovimin e ofertës së tyre për Kupën e Botës 2030, duke shkaktuar kaos në Paris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *