• |
ide | kryesore

Ekzekutoi 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë/ 21-vjeçari serb: Doja të trembja popullin

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat serbe kanë zbardhur dëshminë e autorit të masakrës, ku mbetën të vrarë 8 persona dhe u plagosën 14 të tjerë, Uroš Blažić. Para hetuesve, 21-vjeçari ka pranuar krimin e rëndë. Blažić tha se këtë akt e bëri për të terrorizuar dhe trembur popullatën.

“Në seancën dëgjimore në prokurori, shtetasi UB ka pranuar kryerjen e veprës penale. Duke përdorur një automatik dhe një pistoletë në tre lokacione në territorin e Smederevës dhe Mlladenovacit ka shtënë në disa persona që ishin në grup dhe të cilët nuk i njihte. Sipas tij këtë e bëri për të trembur popullatën. ”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *