• |
ide | kryesore

Video/ Partizani përmbys Kukësin në 3 minuta: të kuqtë i afrohen Tiranës -2, para derbit për titullin

-Instant, F1, Sport, Video
Partizani



Një skenar që Partizani e kishte shpresuar në ëndërrat më të bukura. -2 piëkrisht përpara përplasjes direkte për titull. Ndodhi pikërisht kështu në javën e 32 të Superiores me të kuqtë fitues ndaj Kukësit e bardheblutë të mundur nga Teuta. Delir i tifozëve kryeqytetas në lajmin që erdhi nga Niko Dovana, ndërsa në kryeqytet Colella përmbysi Kukësin në vetëm tre minuta.

Një befasi në fakt në “Arenën e Demave”, kur Kukësi kaloi në avantazh që në minutën e 9’. Menich preku topin me dorë, duke i dhënë mundësinë kapitenit Gjelbrim Taipi, të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Një gol që tronditi teknikun Colella në pankinë e tifozët në stadium e nga i cili u deshën minuta për të marrë veten.

Megjithatë, përgjigja e të kuqve erdhi me një 1-2 të shpejtë e të furishëm, që la Kukësin me pasoja. Në minutën e 25’, Da Silva vendosi barazimin po me penallti. Rrapaj dhe Ndreca u kontrastuan për topin dhe nga faull i akorduar për Kukësin nga Xhaja u kalua në penallti të sinjalizuar me VAR. Vetëm 3 minutas pas barazimit erdhi përmbysja, me Atanaskoski që fluturoi mbi topin e grushtuar nga Halimi për ta dërguar në rrjetë. Shërtheu stadium i ekzaltuar për fitoren e arritur, ashtu sikurse bëri kur u mësua përmbysja e Teutës ndaj Tiranës.

Në pjesën e dytë, ishte një administrim akademik i të kuqve, që mbyllën llogaritë me Da Silva. Braziliani vulosi fitoren me golin e tretë për të kuqtë, që nuk i la asnjë mundësi tjetër Hallaçit e të tijve. Kështu Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 57 pikë. Por tani, pikërisht para derbit, është në distancë parakalimi nga Tirana kryesuese. Kukësi, në anën tjetër, është në telashe. Veri-lindorët mbeten në vendin e 8 duke luftuar për mbijetesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *