• |
ide | kryesore

Video/ Magji nga Vinicius e De Bruyne: Real e City 1-1 mes shkëndijave, e zgjidhin në Etihad

-Instant, F1, Sport, Video
Vinicius



Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City përfundoi 1-1. Finalisti do të vendoset pas 8 ditësh kur dy favoritët të rikthehen në Etihad. Në Bernabeu, anglezët e filluan ndeshjen më mirë, me mundësitë e krijuara nga De Bruyne e Rodrigo. E megjithatë ata që zhbllokuan ndeshjen ishin spanjollët. Në minutën e 36′ një goditje fenomenale nga jashtë zonës e Vinicius befasoi Ederson. Blancos kërkuan të fundosnin goditjen dhe e nisën me ritëm të lartë pjesën e dytë. Muri i City rezistoi dhe skuadra e Guardiolës barazoi me goditjen e fuqishme të De Bruyne (67′). Në fund Ederson i thotë jo goditjes me kokë të Benzema (78′), e shpëtoi rezultatin në goditjen e shkëlqyer të Tchouameni (90′).

Takimi është lënë tashmë për në Mançester të martën e ardhshme. Replika e gjysmëfinales së pabesueshme që përfundoi 6-5 një vit më parë për Madrid, nisi me një barazim 1-1, falë golave të Vinicius dhe De Bruyne. Madrid shënoi pikërisht kur City ishte në momentin më të mirë. Skuadrat u kthyen në pjesën e dytë dhe anglezët lanë hakun. Barazuan ekzaktësisht atëherë kur po vuanin. Krahasuar me një vit më parë ka një tjetër ndryshim të madh: vendi i ndeshjes së kthimit.

Lexo më tej: Pyetje provokuese, Inzaghi shpërthen ndaj gazetarit: “Ndoshta ke harruar diçka”

GOTA GJYSMË PLOT…

Ancelotti tha një ditë më parë se donte të shkonte në Mançester me një avantazh, qoftë edhe moral. Një ndjenjë epërsie që mund të mos përfaqësohej as nga rezultati. Tani tekniku që barazoi Ferguson, me 190 pankina në Champions, mund ta shohë gotën gjysmë të mbushur. Sepse Madrid ka filluar të mbrohet mirë dhe më pas e mori në kontroll me autoritet ndeshjen. Sepse do të ketë edhe një si Militao në Etihad. Sepse Haaland nuk bëri asgjë në debutimin e tij në Bernabeu. E sepse lojtarët e tij kanë fituar në total 29 Champions League dhe 11-shja e Guardiolës zero. E përvoja në këto mbrëmje magjike evropiane peshon si gur. Sfida mes dy trajnerëve me më shumë gjysmëfinale nga të gjithë, Pep 10 dhe Carlo 9, është shumë e hapur, por nga Bernabeu doli më mirë Real.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *