• |
ide | kryesore

Moti për ditën e shtunë: Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës

Lajme, Të fundit
motit



Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e shtunë moti pritet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore me intensitet të ulët ndërsa, në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.

Dita e diel parashikohet të jetë me mot me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet pritet të mbeten prezente të herëpashershme gjatë ditës me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herë kryesisht ditën e diel pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë zonave luginore dhe brigjeve detare në jug të vendit. Deti pritet të jetë i forcës 4-6 ballë kryesisht ditën e diel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *