Real Valladolid i presidentit Ronaldo humbi në shtëpi nga Sevilla dhe është gjithnjë e më afër zonës së rënies. E ndërkohë, polemikat kanë shpërthyer për një gol të rregullt të anuluar, për shkak të një fishkëllime të parakohëshme nga arbitri.
Ndeshja mes Real Valladolid dhe Sevilla përfundoi 0-3. Vendasve megjithatë iu anulua goli i Escudero në fund të pjesës së parë. Arbitri Miguel Ortiz Arias akordoi një goditje këndi në fund të katër minutave shtesë. Nga aty Valladolid shënoi me një goditje nga jashtë zone, por Arias fishkëlleu fundin disa sekonda para se topi të futej në rrjetë. Lojtarët dhe trajneri i Valladolid rrethuan arbitrin duke kërkuar shpjegime për zgjedhjen absurde. Për shkak të humbjes, Real Valladolid është një pikë larg zonës së rënies në La Liga.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) May 15, 2023
Shpërthen zemërimi i vendasve dhe në veçanti ai i Ronaldo Nazario, aktualisht president i klubit. Fenomeni ka shkruar në Tëitter: “E PAPRANUESHME kjo që ndodhi! Deri më tani ne kishim heshtur duke u përpjekur të hakmerreshim për pakënaqësinë tonë me mjete zyrtare, takime dhe peticione, duke shmangur ekspozimin publik. Por tani mjaft! Ky është futboll profesional dhe kërkojmë shpjegime”.
Ai përfundon: “Gabimet e këtyre përmasave mund të ndryshojnë një sezon të tërë. Por një gjë le të jetë e qartë. Ne do të luftojmë GJITHÇKA dhe TË GJITHË sepse jemi Real Valladolid. Skuadra jonë, tifozët tanë dhe qyteti ynë kanë dhënë gjithçka dhe askush nuk do të na e heqë”.
¡INADMISIBLE lo ocurrido hoy en Zorrilla! ⁰Hasta ahora habíamos estado callados intentando reivindicar nuestra insatisfacción por medios oficiales, reuniones y peticiones, evitando hacer una exposición pública. ¡Pero basta ya! Esto es fútbol profesional y exigimos explicaciones.…
— Ronaldo Nazário (@Ronaldo) May 14, 2023