• |
ide | kryesore

Ministri i Ekonomisë Giorgetti trondit Juventus: “Nëse është fajtor për falsifikim bilanci, t’i sekuestrohet stadiumi”

-Instant, Sport
Giorgetti



Ministri i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti ndërhyn në çështjen e fitimeve kapitale të Juventus dhe kritikon mekanizmat e Drejtësisë Sportive. “Në terma thjesht ekonomikë, nëse Juventusi ka bërë bilanc fals, përse duhet t’i hiqen pikët? – shpjegoi ai -. Nëse do të arsyetoja si Agjencia e të Ardhurave ose Guardia di Finanza, do t’i sekuestroja stadiumin pasi ata janë e vetmja skuadër që e zotërojnë. Kështu që i bëj një dëm ekonomik këtu”. “I gjithë sistemi duhet rimenduar pak, përndryshe bëhet rrëmujë”, shtoi ai.

“I gjithë sistemi duhet të rimendohet. Mbi Drejtësinë Sportive ne kishim nisur një perspektivë reformuese – vazhdoi Giorgetti -. Ne shpresonim që sistemi sportiv të mund bëhej autonom, por është e ndërlikuar. Është e qartë se sistemi i konceptuar në vitet ’60 nuk mund të funksionojnë më”. “Gjithmonë ka një palë të tretë, por nuk është e mundur që gjykatësit sportivë të zgjidhen bashkë me këdo që fiton në federata. E pastaj presidentët të caktojnë gjykatësit federalë”, shtoi ai. “Unë flas si përfaqësues i shtetit, kemi Këshillin e Shtetit, juristë të shtetit, këshilltarë të Gjykatës së Audituesve që pastaj angazhohen falas në gjyqe sportive jashtëzakonisht të lodhshme. Secili duhet të bëjë punën e tij”, vijoi ministri.

Lexo më tej: Manovra e pagave, Juventus mbrohet: artikulli 31 ose marrëveshje

“Gjëja më e pakëndshme është që ne bëjmë tifo për këtë apo atë gjykatës sportiv, jemi në nivele paradoksale – përfundoi Giorgetti -. Është një turp i vërtetë sepse kërkesa e futbollit është aq e artikuluar dhe e larmishme saqë duhet bërë një përpjekje kolektive për të rivendosur njëfarë drejtësie në sjellje dhe komente”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *