Faza e grupeve e Botërorit 2026, që do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës, do të organizohet në baza rajonale. Qëllimi është kufizimi i transfertave të gjata që mund të jenë sfilitëse. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ky do të jetë edicioni i parë i organizuar në tre vende të ndryshme. Si edhe i pari që do të mirëpresë 48 ekipe (krahasuar me 32 në edicionet e fundit). “Sfida do të jetë logjistika”, pranoi Infantino, në Los Anxhelos për të paraqitur logon zyrtare të eventit, që duhet të bëjë llogaritë me “distancat, ndryshimet e orarit, ndryshimet klimatike, lartësinë në Meksikë, nivelin e deti në rajone të tjera”.
“Prandaj është e rëndësishme për ne që të krijojmë ambientin e duhur – vazhdoi Infantino -. Në mënyrë që ekipet dhe tifozët të vendosen në kushtet më të mira të mundshme. Kjo do të thotë të mos duhet të udhëtosh shumë, veçanërisht në fillim. Ne do të krijojmë grupe ku skuadrat do t’i kenë bazat sipas shortit”. “Ishte një nga përfitimet e Kupës së Botës në Katar, ku një lojtar ishte në shtrat një orë pas ndeshjes”, kujton ai.
Lexo më tej: Infantino, rizgjidhet në krye të FIFA-s deri në 2027: “Besoni te unë”
Ish-ylli amerikan Alexi Lalas mbështeti propozimin e presidentit Infantino: “Po flasim për fluturime ndonjëherë gjashtë orëshe, ndryshime të zonës kohore. Për shumë lojtarë nga pjesë të tjera të botës kjo do të ndryshojë rrënjësisht turneun. Pra, kjo ide e grupimit sipas rajoneve ka kuptim”, tha ai gjatë ceremonisë.
#WeAre26 pic.twitter.com/H1SyqypUYY
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) May 18, 2023