• |
ide | kryesore

Sa kushtoi ceremonia e përcjelljes së mbretëreshës Elizabeth

Paparazzi, Slider
Elizabeth II



Ceremonia mortore e përcjelljes së mbretëreshës Elizabeth II për në banesën e fundi, la botën gjithë “sy e veshë” drejt Britanisë së Madhe,

Departamenti i Thesarit, ka zbuluar se ceremonia mortore dhe periudha e varrimit, i kushtuan qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar rreth 162 milionë paund.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator 2022 dhe për ngjarjen u shpallën 10 ditë zi kombëtare, që më pas u pasua nga një funeral shtetëror më 19 shtator.

Gjatë kësaj periudhe, qindra mijëra njerëz morën rrugën për në Londër për t’i bërë nderimet e tyre.

Një ndarje e kostove të ofruara nga qeveria tregoi se Home Office pagoi shumën më të madhe, rreth 74 milion £, e ndjekur nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport që mbuloi 57.4 milion £.

Konstribuese ishin edhe qeveritë e Skocisë dhe Irlandës, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ishin liderë të shumtë botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe presidentin francez Emmanuel Macron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *