• |
ide | kryesore

Kate dhe William rikthehen në tapetin e kuq të BAFTA 2023

-Instant, Paparazzi, Slider



Kate dhe William pas një mungese trevjeçare, kthehen në BAFTA duke treguar butësi, romancë dhe bashkëpunim. Për ta bërë të veçantë rikthimin e tyre në tapetin e kuq të “Oscars britanike”, dy veshje të koordinuara që mishërojnë gjithë elegancën e tyre, por jo pa disa detaje të papritura. Zgjedhja e Kate swrish të njëjtin Alexander McQueen që tregoi në ceremoninë e 2019-ës, duke zëvendësuar lulen në shpatull me një perde të butë. Kate konfirmon veten si një kampione e riciklimit dhe surprizon edhe një herë fansat dhe spektatorët me një zgjedhje stili të arritshme për të gjithë.

Këta janë vathët me varëse lulesh nga Zara, me 15.95 euro, padyshim tashmë të shitur. Prekja e fundit është një palë doreza të zeza opere në trend këtë sezon, të ngushta dhe sensuale, paksa si një superhero, të cilat përputhen me kostumin Tom Ford të William, me xhaketë me dy krahë, papion dhe lidhëse lëkure. Buzëqeshje, përkëdhelje, madje edhe flirtim para objektivit të fotografëve. William dhe Kate pushtuan tapetin e kuq si mbretër, por edhe me shumë humanizëm.

Kate dhe William

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *