• |
ide | kryesore

Dwamena, e shoqja e Raphael kërkon privatësi: trupi i futbollistit në një shtëpi funerali

-Instant, Sport
Raphael Dwamena



Raphael Dwamena humbi jetën në fushë të shtunën e 11 nëntorit, duke tronditur gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm. Zemra e 28 vjeçarit të Egnatias pushoi përfundimisht rrugës për në spitalin e Kavajës, duke lënë shumë pikëpyetje në lidhje nëse mund të parandalohej kjo tragjedi.

E ndërsa prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim, gjithcka në lidhje me procedurat që po organizohen për të transportuar trupin e lojtarit në Ghana është duke u zhvilluar në privatësi të plotë. E shoqja e Raphael, që ka qenë me të në aventurën e tij shqiptare, ka kërkuar të respektohen kërkesat e saj.

Lexo më tej: Vdekja tragjike e Raphael Dwamena, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Kështu asnjë ceremoni mortore në Rrogozhinë në stadiumin Arena Egnatia. Trupi i pajetë i lojtarit madje është transferuar nga morgu i Tiranës në një shtëpi funerali, ku ndodhet aktualisht, mbrëmjen e djeshme. Asnjë informacion nuk jepet me procedurat që do të ndiqen. Ndërkohë që klubi i Egnatias është tërhequr nga deklaratat, sipas kërkesës së bërë nga familja e Raphael Dwamena.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *