• |
ide | kryesore

Fluks shqiptarësh në dalje të Kapshticës

Lajme, Të fundit



Fluks dhe radhë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nga ana greke.

Mesa duket interesi i lartë i shqiptarëve për të kaluar fundjavën në shtetin helen por edhe zgjedhjet parlamentare të së dielës kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që dalin nga toka shqiptare drejt asaj greke, ndërkohë që mbi 50 automjete momentalisht po presin në radhë, për shkak të sporteleve të pakta nga ana e doganës greke.

Fluks paraqitet edhe në doganën shqiptare, edhe pse aty po punohet me kapacitet maksimal dhe nuk paraqiten radhë të gjata.

Në zgjedhjet e së dielës që do të mbahen në Greqi, llogaritet që të kenë të drejtë vote më shumë se 120 mijë shqiptarë, edhe pse për këtë nuk ka një shifër zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *