• |
ide | kryesore

Vrasja në Kavajë/ Viktimës i vranë vëllanë 2 muaj më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kavajë



Policia njoftoi se rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Arjan Gosa. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ato kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Persona të tjerë kanë qenë gjithashtu prezentë në lokal në momentin e ngjarjes. Autoritetet janë në mbledhjen e provave. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë gjithashtu janë shoqëruar persona që janë dëshmitarë okularë.

Policia thotë se paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi pak muaj më parë, më 23 mars, në Kavajë u vra Armand Gosa, vëllai i viktimës së sotme. Ai u qëllua në një konflikt me Altin Rexhën ku të dy humbën jetën, njëri i qëlluar me armë dhe tjetri me thikë. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Del VIDEO/ Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit në Kavajë

Kanajë
Armand Gosa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *