• |
ide | kryesore

“Me ato para do marr dy Ferrari”: Balotelli u shantazhua me minorenen, 2 vjet burg për avokatin

-Instant, Sport
Balotelli



I pafajshëm dhe tani edhe i rimbursuar. Mario Balotelli ka dalë më shumë se i kënaqur nga beteja ligjore me avokatin e Trevisos, Roberto Imparato. Gjykata e Vicenzës e dënoi avokatin me dy vjet e tre muaj në procedurë civile dhe e urdhëroi atë t’i paguante 80 mijë euro futbollistit breshian.

Historia daton më shumë se pesë vjet më parë, kur Super Mario luante për Brescia. Sulmuesi dilte në atë kohë me një vajzë nga Bassano, që e kishte takuar verën e kaluar në Nice. Në bashkëpunim me vajzën (atëherë minorene), Imparato kishte organizuar një shantazh të vërtetë. Avokati i kishte siguruar Alfonso Signorini një regjistrim që tentonte të provonte përdhunimin nga lojtari. Në vend të kësaj, përgjimet e ndryshme kanë vërtetuar pafajësinë e Mario Balotelli, aq sa gushtin e kaluar gjykata e Breshias e kishte shpallur të pafajshëm nga këto akuza.

Gjykata vicentine vërtetoi se Imparato ishte përpjekur ta shantazhonte, duke i kërkuar 100,000 euro për heshtje. Madje në një regjistrim, avokati mburrej: “Me ato para do t’i marr vetes një Ferrari të verdhë dhe një tjetër blu”. Në vend të kësaj, hetimet e këtyre viteve kanë konstatuar të vërtetën, kanë shfajësuar plotësisht Super Marion. E kanë nxjerrë në dritë të vërtetën e trishtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *