• |
ide | kryesore

Votat e PSD, Spahia: Rritje artificiale, nuk bëjmë dot denoncime pa fakte

Lajme, Të fundit
spahia



Kryetari në detyrë i bashkisë së Shkodrës, ka komentuar rritjen e votave PSD-së në një studio televizive. Spahia shprehet se fenomeni Tom Doshit nuk mund të shihet i ndarë nga pazëlli i Ramës për të grumbulluar votën.

Rama si dirigjenti kryesor, ka parë si të arsyeshme përdorimin dhe përfshirjen e partisë së Tom Doshit kryesisht në veri të Shqipërisë dhe zonat e varfëra dhe në zona të caktuara dhe modeli se si e marrin votën është e ditur, është modeli përmes premtimeve për vende pune. Rezulati i Tom Doshit nuk justifikohet dhe kjo të bën automatikisht të mendosh se kjo është bërë me mënyra të tjera.

I pyetur nëse kemi prova për ta kontestuar Tom Doshin, Spahia tha se të sjellësh prova është e vështirë sidomos me këto struktura.

Si mund ta dokumentosh ka organe të specializuar por ato përkundrazi kanë qenë në mbështetje të plotë në këtë aksion të blerjes së votave. Ne kemi denoncuar vazhdimisht fenomenin për shitblerjen e votave. Jemi duke mbledhur dëshmitë dhe fakte për këtë. Gjatë fushatës vazhdimisht e kemi deklaruar por s’mund të bëjmë denoncime pa fakte. Ne bindjen dhe provat i kemi, por jo të dokumentuara, qytetarët e deklarojnë tek ne, por nuk është e lehtë të bindësh qytetarët e thjeshtë kur janë në një presion të vazhdueshëm. Nuk është e lehtë tu kërkosh qytetarëve të bëjnë denoncimet hapur. Kemi denoncime të vazhdueshme nga qytetarë të ndryshëm për tjetërsimin e tyre të votës. Prova që flet më shumë se çdo gjë është rritja artificiale e këtyre partive.



2 Comments

  1. Ik mar rrote karit ta mori bashkine tom katunari me bajrat. Ik e mos dil ma ne tv ose po dole fol me emra po ke bythe.
    Gabim kandidimi jot. Ti as per roje parkingu sban. Boll kare ishte voltana marre por ti paske qene edhe ma rrote karit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *