• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga fejesa e Jeff Bezos me Lauren Sánchez

Paparazzi, Slider



Jeff Bezos i propozoi Lauren Sánchez-it ndërsa po shijonte udhëtimin e parë me superjahtin e tij të ri 500 milionë dollarë. Sipas TMZ, themeluesi i Amazon htroi pyetjen javën e kaluar pasi dyshja zbarkuan në Spanjë për të nisur udhëtimin e tyre në Rivierën Franceze.

Insajderi zbuloi se Bezos bëri një propozim “privat” – vetëm ata të dy , por çifti zgjodhi ta mbante të fshehtë fejesën e tyre për ditët e para. Vetëm kur dyshja mbërriti në jug të Francës për Festivalin e Filmit në Kanë, më në fund zbuluan lajmin në një festë të mbushur me yje të Vanity Fair.

“Ata u thoshin të gjithëve se ishin të fejuar;  ishin aq të emocionuar. Ata janë ë dashuruar”, tha një burim i brendshëm, ndërsa një tjetër shtoi se të dy silleshin si adoleshentë. “Ata ishin mbi njëri-tjetrin. Dua të them, ata janë gjithmonë të dashur, por nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, “tha insajderi i i dytë.

Para lidhjes së tij me Lauren Jeff ishte i martuar me MacKenzie Scott, nga e cila u divorcua në prill 2019 pas 25 vitesh martesë. Ish-çifti kanë katër fëmijë. Në mënyrë të ngjashme, Sánchez zgjidhi divorcin e saj nga Patrick Whitesell në tetor 2019. Ata ishin të martuar për 13 vjet./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *