• |
ide | kryesore

Cher reagon ndaj ndarjes nga jeta të Tina Turner

Paparazzi, Slider



Cher ka nderuar “shoqen e saj perfekte” Tina Turner pas lajmi për ndarjen e saj nga jeta. Këngëtarja ikonë ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare nga shkaqe natyrale. Megjithatë Tina po luftonte me presionin e lartë të gjakut dhe dështimin e veshkave.

Bashkëshorti i saj Erwin Bach madje dhuroi një veshkë në mënyrë që gruaja e tij të mund të bënte një transplant, por ishte tepër vonë dhe Tina i kaloi muajt e saj të fundit duke patur  “të përziera dhe marramendje”. “Ajo e luftoi këtë sëmundje për një kohë kaq të gjatë dhe ishte aq e fortë”, zbuloi Cher. Por në fund ajo më tha një herë, ‘Unë jam vërtet gati të vdes. Nuk dua ta duroj më këtë’”.

Duke folur në The Beat të MSNBC me Ari Melber,artistja  shtoi: “Ajo po kalonte një kohë të mirë, pavarësisht se ishte vërtet e sëmurë dhe nuk donte që njerëzit ta dinin këtë gjë.” Duke e nderuar Tina-n, Cher e përshkroi atë si “një nga artistet më të mëdha në brezin tonë” dhe tha se nuk kishte asnjë person tjetër që mund t’i afrohej.“Ajo më dha shumë forcë dhe jam e sigurt që ka inkurajuar kaq shumë të rinj, por ajo më dha shumë forcë. Dhe unë i dhashë shumë forcë gjithashtu./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *