• |
ide | kryesore

Megan Thee Stallion bën pauzë nga muzika

Paparazzi, Slider



Megan Thee Stallion po i jep përparësi shëndetit të saj mendor duke bërë një pushim. Në një intervistë për InStyle, reperja ndan se fansat e saj do të duhet të presin për albumin e  ri sepse ajo është e fokusuar në “shërimin”.

“Fansat mund të presin muzikë të re kur të jem në një vend më të mirë. Tani për tani, jam e fokusuar te shërimi,” i tha ajo gazetës. “Industria e muzikës dhe e argëtimit mund t’iu ngarkojë shumë, kështu që është e rëndësishme të merrni kohë. Jeta ka të bëjë me ekuilibrin.”

Reperja ka mbetur jashtë syve të publikut që kur dëshmoi kundër Tory Lanez gjatë gjyqit të tij për sulm në dhjetor. Pas një gjyqi njëjavor, muzikanti kanadez u dënua për tre akuza në Qendrën e Drejtësisë Penale Clara Shortridge Foltz në Los Anxhelos. Në maj, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, David Herriford hodhi poshtë ankesën e Lanez për një gjyq të ri, duke caktuar dënimin e tij për 13 qershor.

Megan nga ana tjetër, u lavdërua nga Prokurori i Qarkut në Los Angeles, George Gascón pas vendimit. “Dua të filloj duke theksuar guximin e Megan Pete. Ju treguat guxim  me dëshminë tuaj, pavarësisht sulmeve të përsëritura dhe groteske që nuk i meritonit. Ju u përballët me një kontroll të padrejtë dhe të neveritshëm që asnjë grua nuk duhet të përballet kurrë. Keni qenë një frymëzim për të tjerët në të gjithë kontenë LA dhe kombin,” shkroi Gascón në një deklaratë.

“Gratë, veçanërisht gratë e zeza, kanë frikë të raportojnë krime si sulmi  sepse ato shpesh nuk besohen. Ky gjyq theksoi mënyrat e shumta se si shoqëria jonë duhet të bëjë më mirë për gratë. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj anëtarët e jurisë për kohën e tyre dhe ekipin tonë të gjyqit për ndjekjen e palodhshme të së vërtetës. Ju keni kaluar orë të panumërta larg familjeve tuaja gjatë sezonit të festave duke përgatitur këtë çështje dhe duke gjetur drejtësi për znj. Pete. Sakrifica juaj vlerësohet.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *