• |
ide | kryesore

Nicki Minaj i kundërpërgjigjet diss-it të Megan Thee Stallion

Paparazzi, Slider



Nicki Minaj e çoi në një nivel tjetër debatin e saj të rindezur me Megan Thee Stallion, kur përmendi nënën e reperes “Savage” që vdiq disa vite më parë.

Minaj shkoi në Instagram Live pasi 28-vjeçarja sulmoi bashkëshortin e saj prej katër vitesh, Kenneth Petty, në këngën e saj të re, “Hiss”.

Kënga e Meganit përmban tekstin, “These hoes don’t be mad at Megan / these hoes mad at Megan’s Law”, i cili i referohet ligjit të SHBA që kërkon që organet e zbatimit të ligjit të ndajnë me publikun informacione për abuz*esit se*sual.

Teksti u perceptua nga fansat e Nicki  si diss pasi burri i saj,  është një shkelës se*sual i regjistruar dhe u dënua për akuza për përdh*nim në tentativë.

Pas publikimit të këngës, Minaj i tha Meganit që të “mendonte nënën e saj dhe të kërkonte falje” sepse teksti ishte “i neveritshëm”. Nëna e Megan, Holly Thomas, u nda nga jeta në mars 2019 nga një tumor kanceroz i trurit.

Megan më parë preku vdekjen e nënës së saj ndërsa pranoi çmimin e saj Gruaja e Vitit Glamour 2021, por ajo ende nuk i ka komentuar komentet e Nickit.

Megjithatë, fansat në rrjetet sociale kanë shprehur qëndrimin e tyre lidhur me situatën.

“Kjo ishte vërtet shumë e keqe nga ana e saj,” shkroi një përdorues i X, ndërsa një tjetër shtoi, “Nuk mund ta besoj se pamë ditën kur Nicki u bë e pasigurt dhe e hidhur”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *