• |
ide | kryesore

Povera Meloni, poveri noi

1, Arkiva, Ide
Rama shkullaku, Meloni



Përqafimi dhe puthja e papritur, gati invaduese, që kryeministri shqiptar i dha homologes italiane, Meloni, përpara kamerave në samitin e Moldavisë, përveç debatit mbi etikën, ngre një pyetje thelbësore mbi shkakun e një akti të tillë.

Rama puthje Meloni

“Corriere”: Përqafimi i përzemërt dhe flagrant i Ramës për Melonin

Edi Rama është një politikan i ndërtuar mbi nevojën ekzistenciale të të qenit në qendër të vëmendjes kurdo dhe për gjithçka. Ai nuk e përballon dot faktin e kalimit pa u vënë re. Daljet e tij të pakufishme në tv, përdorimi i ERTV, protagonizmi për të qenë aktori kryesor në çdo ngjarje, nga ndeshjet e futbollit deri tek samitet e Natos, provokimet dhe batutat për të tërhequr reflektorët mediatikë, fjalimet e gjata, veshjet jokonvecionale, etj, janë pikërisht shprehje e verifikimit të ekzistencës së tij si protagonist nëpërmjet formës.

Lider i një vendi të vogël dhe me kufizime të thella në përmbajtje, kreyministri shqiptar ka gjetur provokimin si një mjet efikas që të flitet për të. Herë nëpërmjet gjuhës politikisht “jo korrekte”, herë me veshje që kontrastojnë fort me homologët, herë me dorën mbi shpatullat e presidentit amerikan apo së fundi me ndukjen e faqes së Melonit, ai e ka shndërruar në motiv të personalitetit të tij, devizën: forma gjithçka, qëllimi asgjë.

Ai u bë disa herë lajm në mediat e njohura botërore kur në samite të rëndësishme si ai i Natos në Madrid, i vendeve të Ballkanit në Londër, apo në takimin me presidentin Macron, u shfaq me kostum dhe atlete Adidas. Sigurisht lajmi nuk ishte se çfarë tha lideri shqiptar apo ndonjë progres cilësor i Shqipërisë nën drejtimin e tij, por thjesht fakti se tipi i gjatë nga Ballkani ra në sy për mënyrën se si kishte mbathur këmbët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po në samitin e Natos në Madrid, Rama tërhoqi përsëri vëmendjen me sorrollatjen e tij epike për t’i dalë para e mbrapa presidentit Biden, deri në atë pikë sa nervozoi dukshëm sekretarin Soltenberg që u detyrua të spostohej për t’i hapur vend dikujt që nuk pyeste për etikën vetëm për të siguruar disa pamje me liderin e SHBA.

VIDEO/ Rama i pret rrugën për të takuar Biden, shikoni si shtrembërohet Stoltenberg - Lapsi.al

Sjellja e Ramës sigurisht që shpjegohet me nevojën për të patur vëmendje, por ajo është edhe më komplekse. Ka shumë liderë të vendeve të vogla si Shqipëria, që sillen normalë dhe peshën e tyre përpiqen ta evidentojnë nëpërmjet angazhimeve serioze dhe alternativave që përfaqësojnë. Edi Rama vepron ndryshe, sepse veç kufizimit që ka si përfaqësues i një vendi me rëndësi relative, ai nuk ndihet i sigurtë në thellësinë e çështjeve për të cilat diskutohet dhe për të cilat kërkohet jo thjesht qëndrim por edhe angazhim. Për të është shumë e lehtë të bëjë lajm duke bërë rolin e gaztorit apo “mistrecit joshës” në oborrin e të mëdhenjëve, se sa me mendimet dhe idetë e tij.

Kjo është sjellje tipike e njerëzve që kanë pushtet, por jo aftësi mendimi e formimi për t’u ballafaquar si të barabartë me homologët e tyre. Bota njeh plot shembuj të tillë, si fjala vjen Berluskoni (me kukafshehtin e famshëm me Angela Merkel) apo Trump me sjelljet atipike në samite ndërkombëtare. Mirëpo ndërsa për ta, çartje të tilla sfumohen për shkak të peshës së vendeve që përfaqësojnë, këtij tonit i mbetet thjesht etiketa e gaztorit, që në fund entusiazmon vetëm katundin tonë perifierik që krenohet me bëmat e liderit nëpër botë. Rama bëhet lajm, Shqipëria rri në vend.

Më shumë se tërheqjen e vëmendjes së më të fuqishme të botës ndaj Shqipërisë, Rama ka zgjedhur joshjen e tyre me personalitetin e tij. E para do të kërkonte shumë punë dhe seriozitet në angazhime, e dyta pak talent dhe aspak seriozitet. Të gjithë e mbajnë mend se si kënaqej në fillim Angela Merkel me shakatë e kripura të Ramës, madje spin doktorët e kryeministrit flisnin për një dashuri të pamatë të kancelares për këtë personazh atipik. Por, kur erdhi radha për punë serioze e angazhime të rëndësishme, Merkel kuptoi me kë kishte të bënte dhe Gjermania nuk ofroi ndonjë avantazh ndaj Shqipërisë.

Qasja e Ramës ndaj liderëve botërorë, ngjan me atë të dikujt që në pamundësi të sinkronizojë mendimin me formën, në mungesë të të parit, flet me duar, prek, bën xheste por nuk ka një kumt të qartë për të përcjellë. Në pamundësi të ballafaqimit me ide, me kompleksin e të qënit i vogël dhe me ndrojën se bashkëbiseduesi do të kuptonte menjëherë paaftësinë ose paditurinë, veprimet ala bersluscon janë i vetmi shpëtim. Për t’u bërë lajm nga forma e çuditshme që mbulon përmbajtjen e zbrazët.

Këtë fenomen e ilustron më së miri takimi i Ramës me Kurtin në Berlin, tetorin e shkuar. Ndërsa kryeminstri i Kosovës priste të kishte një bisedë për tema tepër të ndjeshme në atë kohë, si tensionet me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur, Edi Rama i shkon nga pas dhe i mbyll sytë me duar, ndërsa dikush kujdesej të filmonte skenën e liderit gaztor. Lajmi mbi lirshmërinë e kryeministrit tonë pushtoi mediat lokale, ndërsa edhe sot, raportet mes tij dhe Kurtit janë thuajse të ngrira.

VIDEO/ Edi Rama i mbyll sytë Albin Kurtit në Berlin: Gjeje kush jam? - Politika

Kështu edhe me kryeministren Meloni. Askush nuk u mor me nivelin e marrëdhënieve sot mes dy vendeve, por shijuam për disa ditë një puthje nga kryeministri, që duket sikur e kemi zgjedhur të prodhojë lajme showbizi dhe jo të qeverisë. Vetëm përpara. ©lapsi.al

Sikur ta donte Kosovën sa Georgia Melonin



30 Comments

  1. Shkullak kjo eshte teme e njohur.Rama doli me manall ne dore dhe rinia e votoi per kryetar.Vete jeta eshte showbiz psh .Ti Shkullak ke ndoshta mbi 10 vjet qe del me nje foto si fukara sikur qan hallet me te varferit por Ti del dhe papion dhe vishesh me firmati atje ku duhet,pra edhe Ti ben showbiz.
    Rama nuk te pengon Ty qe te vishesh me brekushe apo te lesh mjeker te mencur.
    Jam dakort per shume gjera por figura e personit eshte ceshtje shije dhe karakteri qe po thuaj te gjithe jane njellopj.
    Osmani psh ishte shume e shendoshe dhe shkoi ne Turqi dhe hoqi ca kile dhjame qe te dukej si stratege e luftes ne Ukrahine.
    Ashtu sic eshte Rama eshte votuar 3 here dhe ka gjasa te shkoje 4 here fitues,pra forma me permbajtjen nuk jane njelloj.
    Shto ketu dhe faktin qe Kurti si anarshist perdor karten e patriotizmit te eksportuar.
    Loja do luhet sic do arbitri .
    Uroj ta kujtosh Thacin kur te dha dekoraten e larte te Kosovesh.

    1. Ça do të thotë, po vera. Apo po behari! Po, po veri noi. Apo të na e veri neve.
      Shkullak, Rama të bëri edhe ty edhe Bushatin dhe gjysmën e budallenjve të tjerë që të mbani mjekër.
      E ka mirë baca.
      Pas jo shumë kohësh, edhe ti do mbash brekushe si Rama.
      Punimet e vilave pranë Olsi Ramës në Borsh mirë po ecin?
      Do ta kesh fqinjë Ramën kur të iki nga pushteti më 2033.

    2. Enver Hoxha votohej me 99.99% gjatë gjithë karrierës së tij diktatoriale, pikërisht se “bacët” si puna jote e vlerësonin si perëndi duke haruar se cilido që do të votonte kundër tij, o do të hante burgun ose do të shpallej familjarisht “armik i popullit”/
      Megjithëse ishte po aq bosh nga formimi intelektual sa Rama, në kushtet e sistemit monist diktatorial komunist, në komunikimet publike e kishte kujdesin që të tregohej si “babaxhan e i dashur me popullin” e njëkohësisht të mbahej serioz e me dinjitet.
      Rama hyri në politikë si karagjoz e vazhdon të mbetet i tillë por ama një karagjoz diktator që të gjithë ata që nuk e votojnë . i le pa punë, pa para e pa bukë apo i detyron të emigrojnë masivisht

      Mbase e kanë haruar shqiptarët, po edhe Enveri si Edveri i sotëm, pat dalë publikisht si mbrojtës i flaktë i femrave, pikërisht se që të dy kishin fiksimin se ato janë të marrosur pas tyre.
      Në kushtet kur Shqipëria ka 31 vite që ka kaluar në një sistem pluralist politik, cilido shqiptar që në mos e ka ndjerë vetë në kurriz shtypjen diktatoriale të Enverit, ka pasur mundësinë të dëgjojë këto vite e të lexojë me mijra dëshmi të krimeve të asaj diktature.
      Duke qenë Shqipëria antare e NATO-s e duke pasur një sistem demokratik pluralist e si objektiv integrimin europian, karagjozi Rama nuk mund të dilte si lider i ish PPSH, po në veprime sillet si diktator komunist, në retorikë e paraqet veten si një demokrat , bile i djathtë.
      Në fakt ai është thjeshtë një anarshist ekstremist që nuk ka asnjë bindje ideollogjike e si qëllim politik ka vetëm përlarjen e votave me të gjitha format korruptive e deri kriminale. e lufta e tij për pushtet është e lidhur ngushtë me luftën për para qofshin të pista.

    3. Z. Shkullaku!

      Makiaveli propozon një lloj sistemi të hyrjes së dyfishtë. Për politikëbërësin, “princin” ose udhëheqësin e një republike, kriteri i virtytit qëndron në aftësinë e tij për të mantenere lo stato, ose aftësinë e tij për të “ruajtur shtetin”; dhe duke qenë se të gjitha gjërat natyrore janë të dënuara të degradojnë, treguesi i korrupsionit konsiston në kohëzgjatjen e ruajtjes përkatëse.
      Në nivelin bazë, pavarësisht nga veçantia e lakmisë së tyre natyrore, shkalla e korrupsionit qytetar është e dukshme në vëmendjen e tyre ndaj qytetit të tyre, me fjalë të tjera dallohet në kujdesin me të cilin ata rrethojnë shoqërinë politike në të cilën janë anëtarë, thënë më mirë akoma, në përkushtimin që shfaqin në favor të komunitetit.
      Faktori i parë i korrupsionit të qytetit qëndron në indiferencën e njerëzve ndaj të mirës publike dhe e gjithë pyetja, për të shmangur korrupsionin, është të dimë si t’i kundërvihemi kësaj prirjeje të rrezikshme. Si të ringjallni vazhdimisht vëmendjen ndaj çështjeve publike në zemrën e njerëzve të pangopur? Shoqëria publike nuk mund të qëndrojë pa pëlqimin aktiv të popullit. Prandaj, korrupsioni i qytetit mund të parandalohet falë shembullit të dukshëm të përgjegjësve për çështjet publike – megjithëse shfaqja e virtytit politik të ekspozuar është një gjë e paqartë: gli peccati de’popoli nascono dai principi.

      ERGA OMNES

    4. Analistat e vertete si ju jane shpresa e liridemokracise .Rames I ka hyre frika nga energjia dhe vitaliteti I doktorit.Rama e kupton mire se nuk ka asnji shprese per fitore kur bashkepunoni ju me doktorin .Ju lutem mos u ndalni ne kete mision.

  2. Nje koment i shkurter paraprak mbi shkrimin e zotit Shkullaku. Une une e shoh me kaq pershkujdesje ironike sjelljen tipike vanitoze te Rames. Perkundrazi. Kjo lloj sjelljeje e tija ka dhene rezultat; kete e kam vene re per here te pare ne veshtrimin flirtues, pothuaj lebyres, te ish-berishistes se flakte ( kujtoni qendrimin e saj ekstremist, tejet shokues per socialistet sidomos, mbremjen e 21 janarit 2011 ne Opinion), Majlinda Bregut, pasi kjo gjesende mori ate post qe gezon edhe sot fale mbeshtetjes se Rames. Rama eshte i vetedijshem per kete “magji” te tijen; eshte kjo arsyeja, se pse, perhere ne raste zgjedhjesh, u drejtohet grave demokrate qe te braktisin burrat e tyre ne perkatesine politike dhe te votojne ate!
    Nje shkrimtare, intelektuale e quajne O.Vorpsi, deklaronte ca vite me pare, se Edi Rama mahniti Parisin! Ne fakt, vete tyryfycka ne fjale ishte pagjepsur nga Rama, dhe mendonte se tere Parisi ishte mahnitur nga ay!
    Rama, sic edhe e thame, eshte i vetedijshem per kete magjepsje qe shkakton tek nje sere kategorishe qeniesh; dhe e shfrytezon ne maksimum; e c’eshte e verteta, me efekt. Prandaj, them qe te mos merret me kaq lehtesi ky vanitet i tij.

  3. Or bac k-hi, ven vesh mire!
    Ai k-hi qe zot’rrotja po mbron,asht super mashtrues.Dinakrine e ka te trashegume nga para ardhsit e tij.Ai asht kanceri i kombit ne te 5 shtetet rreth e rrotull e ngjitun me Ne.
    Ai asht ANTIVERIOR dhe ANTIKOSOVAR,
    sebashku.Rracist deri n’palc!
    Nji klloun i neveritshem qe ban sikur asht ai ma i miri,zgjidhet nga nji popull pa histori demakracie “solide”,nga nji popullin pa shtylle korrizore, pa karakter,servil- puthadoras qe shet cdo gja per pak pare.
    Nji popull majmun qe vetem vjell e adapton kulturen e te tjereve,nji popull ne dukje trim e n’fakt BURRACAK qe asnji clirim s’e ka ba vete,por i’a kane dhuru te tjeret.
    Ky asht populli delemajmun i ALVANIQISE,or bace.Shko tashti or baca bole e lepija k-hin kryek-hit.

  4. Pervecse eshte nje attention whore par excellence ai eshte dhe nje sic do e quanin organizatat sorsiste feministe dhe alfabetike nje misogynist.
    E nese ne Shqiperia do ishte ne nje vend normal perendimor ai nuk do te rrinte dot me shume se 5 minuta ne pushtet per menyren degjeneruese si i trajton femrat..

    1. Satrapi i nje vendí te perdhunuar thuaj…
      Me popull krimba qe i shesin votat nekrofilit te tyre perdhues c’do 4 vjete.
      Skeni pare gje akoma o dele te nderkyera…..!

  5. Shkullak ke një penë të shkëlqyer.

    Gaztor thuje .troç klloun. Rama është një copë klloun.
    Klloun i shëmtuar dhe i shpifur.

  6. – Shkullaku eshte zedhensi i korbit non-grata.

    – Ky eshte “shkrim” i nje militanti fanatik te non-grates, keto kinezerira skane pike lidhje me gazetarine.

    – Ramsin e rrezon rinia dhe njerzit e arsimuar jo analfabetet dhe qafpalaret e non-grates.

    – Shikojini portretet e atyre qe ndjekin non-graten, njerez te vrare e te deformuar.

  7. I vetmi mekanizëm presioni që mund të ushtrohet mbi Sali Berishën është anti-berishizmi i dëshmuar në opozitë me rreth 100 mijë vota në kuti votimi dhe 250 mijë të tjerë që e refuzuan ta votojnë. Nëse bie ky mekanizëm presioni mbi Berishën, atëherë Berisha nuk ikën kurrë, humbja nuk ikën kurrë dhe bashkimi me Berishën është vetëm bashkim me humbjen.Masturbohu shkulLlak bashke me maloket shpellkare me puthjen

  8. Ato portretet e atyre,or ti Murra,jane jo nga luksi,silikoni,apo trajtimet fizike,ato jane portretet e atyre qe nuk kan lek me e mbylle muajin.Jane portretet e atyre qe ia kane vjedhe dinjitetin, i’a kane rjepe lekuren me taksa.Jane ato portrete qe zgjohen e flejne me mallin per femijet,nipat e mbesat te ikur nga syte kambet.
    Ndersa ju te bukurit e shkerdhyer mbaheni si rraca superiore e PS-se.Vemje nji qelizore qe ju tallin,neperkembin e ju drejtojne nga duan vete PS dhe kryeshkerRama.
    Serviler,zorraxhinj pa shtylle,thjeshte VEMJE.

    1. Shpellarios,

      Nuk paske kuptuar gje nga komenti qe kam shkruar. “Njerez te vrare dhe te deformuar” kam parasysh militantet e non-grates qe sic dihet boterisht jane antropologjikisht me pak te evoluar se homo sapiens. Keta ndahen ne dy kategori: 1) njerez parazite, dembele dhe te papune qe presin me shprese ndonje kocke nga non-grata; 2) ata qe kane pasur ndonje post a favor gjate hyqmes se shpellarit dhe presin te rikthehen te vjedhin.

      Mos i ngaterro me njerzit e vojtur, fisnike dhe me 1000 halle qe ngrihen qe me 5 te mengjez dhe punojne deri naten vone. Keta s’kane kohe te merren me karrlleqet e shpellarit se shkojne ne pune.

      1. Pergjigje Nadir mulles se ores 21:05, vetem per paragrafin e fundit kur thote qe ka respekt per ata te vojturit qe ngrihen qe ne 5 te mengjezit e kthehen ne mesnate nga puna por nuk ndjekin nongraten,por votojne progratat Tom doshe ,Gjush akulloret e sojin e tyre qe i lane me 100 mije leke muaji 680 mije pensioniste qe jane vertet brezi qe punoi nga 12 ore ne dite e me barkun bosh. Une nuk kam aspak respekt.They deserve to suffer.It’s their fault,to keep in power the worst government the country ever has

  9. Povera Albania ose më shqip e shkreta Shqipëri.Ajo poe vuan sjelljen prej Karagjozi të “suksesshëm”të Ramës sipas disave këtu.Ok mirë pati sukses dhe fitoi por më thoni ku është suksesi i një vendi që kërkon të zhvillohet e të ketë qasje sa më afër Europës së zhvilluar ekonomikisht.Nuk egziston!!Suksesi i tij është që qeveris me banda, hajdutë e ishsigurimsa. Që vendi është totalisht në neodiktaturë që opozita luftohet deri në pothuajse eleminim, korrupsioni dhe drejtësia që nuk e lufton apo burgosja masive me dënime për krime qesharake. Që më politikën e tij të jashtme është ortak i Vuçic dhe punon për ndarjen e Kosovës.Pra një antishqiptar që përdor lloj e lloj marifetesh të denja vetëm për atë pjesë të popullsisë që aq e kanë nivelin kurse për ata të tjerë që duan të riten e te ndihmojnë në zhvillim alternativa është që duhet të largoheni e kështu të zhduket vëndi.Ja ky është suksesi i Ramës.Zbatimi i planit famëkeq sërb për shpërbërjen e Shqipërisë.

  10. Z. Shkullaku!

    Makiaveli propozon një lloj sistemi të hyrjes së dyfishtë. Për politikëbërësin, “princin” ose udhëheqësin e një republike, kriteri i virtytit qëndron në aftësinë e tij për të mantenere lo stato, ose aftësinë e tij për të “ruajtur shtetin”; dhe duke qenë se të gjitha gjërat natyrore janë të dënuara të degradojnë, treguesi i korrupsionit konsiston në kohëzgjatjen e ruajtjes përkatëse.
    Në nivelin bazë, pavarësisht nga veçantia e lakmisë së tyre natyrore, shkalla e korrupsionit qytetar është e dukshme në vëmendjen e tyre ndaj qytetit të tyre, me fjalë të tjera dallohet në kujdesin me të cilin ata rrethojnë shoqërinë politike në të cilën janë anëtarë, thënë më mirë akoma, në përkushtimin që shfaqin në favor të komunitetit.
    Faktori i parë i korrupsionit të qytetit qëndron në indiferencën e njerëzve ndaj të mirës publike dhe e gjithë pyetja, për të shmangur korrupsionin, është të dimë si t’i kundërvihemi kësaj prirjeje të rrezikshme. Si të ringjallni vazhdimisht vëmendjen ndaj çështjeve publike në zemrën e njerëzve të pangopur? Shoqëria publike nuk mund të qëndrojë pa pëlqimin aktiv të popullit. Prandaj, korrupsioni i qytetit mund të parandalohet falë shembullit të dukshëm të përgjegjësve për çështjet publike – megjithëse shfaqja e virtytit politik të ekspozuar është një gjë e paqartë: gli peccati de’popoli nascono dai principi.

    ERGA OMNES

  11. “Kalbësira që kemi ne brenda është Sali Berisha. Ai bashkëpunoi me kandidatët dhe strukturat e PS për të humbur Agron Kapllanaj, pro harron se pas Agron Kapllanajt janë qindra demokratë.
    Berisha zgjodhi të qëndronte te inati vetë dhe realizoi të inatin e vet.

  12. Damka NON-GRATA con ne arrestim. Tani bejini llogarite vete.

    Pas arrestimit te Dakos shume shpejt do i vije radha shpellarit non-grata.

    Shpellari nuk po di nga te futet, se po i vjen radha, ashtu ngadale qe ta perjetoje psikologjikisht kur i shtrengohet laku.

    Eh Shkelqesi Ambasadore Juri Kim, e ke tmerruar shpellarin, ja ke futur llapen brenda. GOD BLESS AMERICA!

  13. Fytyra epike e vrerosur e Sali Berishës më 8 janar 2022, ndërsa ecte buzë Lanës së bashku me njerëzit e tij nuk ishte e tillë pse nuk e mori fizikisht, por pasi e mori vesh se selinë e PD-së e kanë mbrojtur demokratët e bazës, që e konsoderuan atë seli, të tyren.

    Ato 105 mijë vota që PD mori më 14 maj

  14. Melonit mos ja qani hallin fare se e perqafoi nje derro cuni simpatico dhe stallone!

    Ne te vertete halli i duhet qare ca e ca giornalisteve te shkreta qe duhet te merren me dava impotentesh.

  15. Pse Berisha dhe argatët e tij politiko-mediatikë, mërziten pas çdo arrestimi të zyrtarëve të lartë?kush i pergjigjet kesaj pyetj fiton tre byreqe me mish falas

  16. Pershkrim I sakte I Rames, vec forme dhe 0 permbajtje. Po dhe populli. Forme eshte ndaj fitohen zgjedhjet me tallava dhe para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *