• |
ide | kryesore

Video/ Edhe Hysaj paraqit ‘forcën’, vijnë golat nga Ukraina: kuqezinjve tani i mungojnë vetëm dy lojtarë

-Instant, F1, Sport, Video
Hysaj



Përgatitjet e kuqezinjve për dy ndeshjet kundër Moldavisë (17 qershor) dhe Ishujve Faroe (20 qershor) janë futur në fazën e nxehtë. Tetë ditë i ndajnë tashmë të besuarit e teknikut Sylvinho nga përballja e parë dhe grupi është plotësuar edhe me lojtarë të tjerë. Elseid Hysaj ka mbërritur nga Lazio dhe është vënë në dispozicion të brazilianit. Gjithashtu, ka mbërritur edhe Taulant Seferi, 13 gola në 28 ndeshje me Vorskla në Ukrainë.

Kombëtarja shqiptare ka vijuar në ditën e pestë të grumbullimit stërvitjet në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit kuqezi, skuadra ka zhvilluar seancën e vetme stërvitore pasdite. Grupi kuqezi thuajse është kompletuar. Kanë mbërritur sot mbrojtësi Elseid Hysaj dhe sulmuesi Taulant Seferi. Sakaq, grupit pritet t’i bashkohen në vijim edhe Kristjan Asllani e Jasir Asani.

PALESTËR E TAKTIKË

Ashtu sikurse gjatë gjithë kësaj jave, grupi i është drejtuar fillimisht qendrës së fitnesit në Shtëpinë e Futbollit. Pas stërvitjes në palestër, ka ardhur koha e punës në fushë me ushtrimet e përgatitjes fizike. Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë vijuar më tej edhe me pjesën taktike për situata të ndryshme të lojës. Ardhja e Hysaj ka plotësuar krejtësisht prapavijën. Seferi i ka dhënë mundësinë teknikut brazilian të provojë edhe vendosje të ndryshme në fushë në aspektin ofensiv.

Lexo më tej:Kartagjena, kombëtarja e… Partizani, Sadiku ‘paktin’ e ka me teknikun Sylvinho: “Që kur erdhi më ka telefonuar”

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët gëzojnë formë shumë të mirë fizike. Atmosfera në grupin kuqezi është shumë e mirë. Edhe impenjimi nga ana e futbollistëve shqiptarë është maksimale. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Moldavisë më 17 qershor në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Më 20 qershor, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Ishujve Faroe, për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

https://youtu.be/TMpwUopWXUQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *