• |
ide | kryesore

Zgjedhjet, Rrogozhina, Kamza dhe Belshi shkojnë në Kolegjin Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Zgjedhjet, Rrogozhina, Kamza dhe Belshi shkojnë në Kolegjin Zgjedhor



Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk tërhiqet, edhe pse humbi në garën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mësohet se koalicioni ka çuar në Kolegjin Zgjedhor ankimimet për bashkitë e Rrogozhinës, Belshit dhe Kamzës.

Këto ankimime dërgohen në Kolegj pasi u rrëzuan në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Për Belshin dhe Rrogozhinën “BF” ka kërkuar pavlefshmëri të kutive të burgut, ndërsa për Kamzën dhe Elbasanin një inspektim të pajisjeve që u përdorën për votimin dhe numërimin elektronik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *