• |
ide | kryesore

Megan Fox reagon ndaj komentit pë veshjen e djemve të saj

Paparazzi, Slider



Megan Fox i është kundërpërgjigjur një ndjekësi  i cili akuzoi aktoren e Jennifer’s Body se i “detyron” djemtë e saj të veshin “rroba vajzash” në një postim në Twitter gjatë javës.

Aktorjae cila ndan djemtë e saj Noah, 10, Bodhi, nëntë vjeç dhe Journey, gjashtë, me ish-bashkëshortin e saj Brian Austin Green, nuk u përmbajt dhe sulmoi Robby Starbuck-in për të cilin ajo thotë se ishte ” duke shfrytëzuar identitetin gjinor të fëmijës së saj”. Duke postuar në Instagram për të ndarë një pamje të asaj që Robby kishte thënë, Megan shkroi: “Hej Robby Starbuck. Unë me të vërtetë nuk dua t’ju kushtoj këtë vëmendje, sepse është e qartë se ju vdisni për famë. Por më lejoni t’ju mësoj diçka.

“Pavarësisht se sa të dëshpëruar mund të bëheni në çdo kohë për të fituar pasuri, pushtet, sukses ose famë – mos përdorni kurrë fëmijët si levë apo monedhë sociale. Sidomos nën pretendime keqdashëse ose të gabuara.” Ajo vazhdoi: “Shfrytëzimi i identitetit gjinor të fëmijës tim për të tërhequr vëmendjen në fushatën tuaj politike ju ka vënë në anën e gabuar të universit. “Jam djegur në turrën e druve nga burra të vegjël të pasigurt, narcisist, impotent si ju shumë herë, dhe megjithatë jam ende këtu.

Megan ka folur më parë për krijimin e një mjedisi për fëmijët e saj ku ata mund të shprehen lirshëm, si Noah që lejohet të veshë fustane. Përgjigja e aktores erdhi pasi Robby postoi një foto të Meganit me fëmijët e saj dhe shkroi: “Këta janë djemtë e Megan Fox. Ne jetonim në të njëjtin komunitet të mbyllur dhe fëmijët tanë luanin në park. “Dëgjova 2 prej tyre duke thënë se ishin të  detyruar nga nëna e tyre të vishnin rroba vajzash, ndërsa dadoja e tyre u përpoq t’i ngushëllonte. Është abuuzim i pastër ndaj fëmijëve. Lutuni për ta.”

Ish-i i Megan-it, Brian, i gjitashtu ka reaguar ndaj komenteve të Robby-t në një deklaratë të ndarë me TMZ, ku ai e quajti  një “histori krejtësisht false”. “Ka vetëm pak njerëz në botën e tyre që mund të verifikojnë nëse një histori si kjo është e vërtetë apo jo dhe unë mund t’ju them me siguri absolute se nuk është,” shtoi Brian.Megan dhe Brian ishin të martuar që nga viti 2010 deri sa u finalizua divorci i tyre vitin e kaluar./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *