• |
ide | kryesore

Lulzim Bashës i del një “rival” për PD-në e vulës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Afera Ahmetaj, "bëhet i gjallë" Lulzim Basha: Drejtësia të shkojë te Rama



Lulzim Basha po bën me ngut të gjitha përgatitjet për t’u rikthyer edhe një herë në krye të PD-së së vulës. Edhe pse nuk e ka shpallur kandidaturën e ka bërë të qartë rikthimin menjëherë pas zgjedhjeve lokale me një tur takimesh nëpër qytete.

Në krahun tjetër mbështetësit e tij në kryesinë e partisë miratuan mes debateve të shumta vendimin që partia të futet në zgjedhje në 29 korrik për kryetarin e saj. Mes tensioneve u votua ky variant edhe pse një pjesë këmbëngulte që procesi të ishte më i ngadaltë dhe të niste nga baza dhe jo nga kryetari.

Por data është shpallur edhe pse shumë akuzojnë se po shkelen procedurat dhe statuti. Madje Lulzim Basha ka edhe një “rival”. Bëhet fjalë për një emër të panjohur, ish-të përndjekurin politik Gjergj Hani.

Ai e ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Demokratike së vulës përmes një postimi në rrjetet sociale. Madje Hani shkruan se “s’do ketë një rrugë të gjatë lehtë para, por vendi duhet të fillojë rrugën e normalitetit të ri politik”. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Duket djale interesant, por Basha eshte akoma me shume.

    Nejse, e rendesishme eshte qe PD-ja po futet ne rrugen e duhur dhe mbi te gjitha qe ka gare.

  2. Nuk eshte kar jo, eshte thjeshte bythshituri i radhes qe ka mar zarfin. Kjo prake eshte mese e njohur ne Shqiperi si nga PD ashtu dhe PS.

    1. Ky eshte fjalori i liderit historik komunist qe per 33 vjet kush mendon ndryshe eshte i shitur, eshte tradhetar njesosoj si udheheqesi shpirteror i tij Enver Hoxha.

  3. Kur dalin ne skene,,opingat e sheros, opinga kane per te mare, se parti per vend te trete, katert, do te thote qe ky grup qe emerton vetevetenPD, me emerim gjygjesh qeveritare, e komplotin qe Basha na paska qene fshehur vetem per vulen, qe ta sabotoje edhe me shume PD, por falimentoi vete e grupin interesaxhinj te zgjedhur nga ai.Cdo vazhdimesi e tutjeshme e ketij grupi , vetem percarie e venitjen e shpreses do zgjate, e frymezim per sektin rilindas.Demokratet dine te zgjedhin ne kete kohe trazirash, e te shohin te aredhmen, nga e aredhmja bashke me shumicen e saj.Koha nuk pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *