• |
ide | kryesore

Detajet/ Si mbijetuan 4 fëmijët për 40 ditë të vetëm në xhungël

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bbc



Nëna e 4 fëmijëve të shpëtuar pas 40 ditësh në xhunglën e Amazonës ishte gjallë për 4 ditë pasi avioni i tyre u rrëzua. Më pas Magdalena Mucutuy u tha fëmijëve të saj që të largoheshin dhe të kërkonin ndihmë ndërsa ajo ishte shtrirë duke vdekur.

Duke folur për gazetarët, babai i fëmijëve, Manuel Ranoque, tha se vajza e tij e madhe i kishte rrëfyer se ishte nëna e tyre u kërkoi të “ikin” dhe të shpëtonin veten.

4 fëmijët, 3 vajza dhe një djalë, Lesly 13 vjeç, Soleiny 9 vjeç, Tien Noriel 5 vjeç dhe Cristin 1 vjeç u shpëtuan të premten. Ata u transferuan në një spital ushtarak në kryeqytetin e vendit Bogota.

“E vetmja gjë që 13-vjeçarja Lesly më ka thënë është se nëna e saj ishte gjallë për 4 ditë” – u tha Ranoque gazetarëve jashtë spitalit. “Para se ajo të vdiste, u tha atyre diçka të tillë si: “Largohuni nga këtu. Ju djema silluni si burra, siç është babai juaj. Edhe ai do t’ju tregojë të njëjtën dashuri të madhe që kam treguar unë për ju”, – tha ai.

BBC shkruan se kanë dalë disa detaje për kohën e fëmijëve në xhungël dhe shpëtimin e tyre të mrekullueshëm. Punonjësi i forcave të shpëtimit Nicolás Ordóñez Gomes tregoi momentin kur zbuluan fëmijët.

Colombian military soldiers attend to child survivors from a Cessna 206 plane that crashed on May 1 in the jungles of Caquetá, in limits between Caquetá and Guaviare, in this handout photo released June 9, 2023

“Vajza e madhe, Lesly, me të voglin në krahë vrapoi drejt meje. Lesly më tha: “Jam e uritur”, – tha ai për kanalin publik RTVC. “Një nga dy djemtë ishte shtrirë. Ai u ngrit dhe më tha: “Mamaja ime ka vdekur”. Ai tha se forcat e shpëtimit iu përgjigjën me “fjalë pozitive, duke thënë se ishim miq dhe se ishim dërguar nga familja”. Ordóñez tha se djali iu përgjigj duke i thënë: “Dua pak bukë dhe sallam.”

Fëmijët janë anëtarë të grupit indigjen Huitoto dhe gjyshi i tyre tha për mediat kolumbiane se njohuritë e tyre për frutat dhe farat e ngrënshme kanë qenë çelësi për mbijetesën e tyre. Fëmija më i madh, 13-vjeçarja Lesly, besohet se ka qenë ajo që mbajtur gjallë vëllezërit e motrat e saj. Henry Guerrero, një burrë indigjen që ishte pjesë e ekipit që gjeti fëmijët, tha se ata arritën të ndërtonin një strehë të vogël.

“Ata kishin bërë një tendë të vogël nga një pëlhurë të gomuar dhe kishin vendosur një peshqir në tokë. Ata qëndronin gjithmonë pranë lumit dhe ajo [Lesly] mbante një shishe të vogël sode, të cilën e përdorte për ta mbushur me ujë.”

Në pamjet e publikuara të dielën nga shpëtimi i fëmijëve, 4 vëllezërit e motrat dukeshin të dobësuar nga javët që kaluan duke u kujdesur për veten e tyre në xhungël. Guerrero tha se “e vetmja gjë që kishin në mendje ishte vetëm të hanin” kur u gjetën. “Ata donin të hanin puding orizi, donin të hanin bukë”, – tha ai.

Nëna e tyre dhe fëmijët e saj ishin nisur me një avion Cessna 206 nga Araracuara, në provincën Amazonas, në San José del Guaviare, më 1 maj. Plani i tyre ishte të bashkoheshin me babain e fëmijëve, i cili ishte larguar nga shtëpia pasi kishte marrë kërcënime nga një grup rebel.

Avioni u rrëzua fillimisht në një xhungël të dendur në jug të Kolumbisë pasi pësoi një defekt të motorit. Ekipeve të kërkimit iu deshën dy javë për të gjetur vendin e rrëzimit. Trupat e të rriturve në bord, nënës dhe dy pilotët u gjetën në vendin e përplasjes, ndërsa fëmijët kishin humbur në pyll duke kërkuar ndihmë.

Soldiers of the Colombian Air Force give medical attention inside a plane to the surviving children of a Cessna 206 plane crash in the thick jungle, while they are transferred to Bogota by air in San Jose del Guaviare, Colombia, June 9, 2023. Colombian Air Force/Handout via REUTERS

Fëmijët u bënë fokusi i një operacioni të madh shpëtimi që përfshiu më shumë se 100 ushtarë dhe qen nuhatës. Ekipet e kërkimit vunë re vazhdimisht shenja në xhungël, gjurmë këmbësh dhe fruta që ishin kafshuar. Kjo i bëri ata të besonin se fëmijët i kishin mbijetuar përplasjes.

Helikopterët që fluturonin mbi zonë transmetonin një mesazh të regjistruar nga gjyshja e tyre në gjuhën Huitoto, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në një vend për ta bërë më të lehtë gjetjen e tyre. Fëmijët u thanë shpëtimtarëve të tyre se kishin dëgjuar helikopterët dhe mesazhin.

Ata më në fund u lokalizuan të premten nga një ekip shpëtimtarësh që kishin dëgjuar një nga fëmijët duke qarë. “Kur i gjetëm, ishte me të vërtetë një lumturi e madhe” – tha zoti Guerrero, duke përshkruar momentin. Gjyshi i tyre, Fidencio Valencia, tha se ata ishin “shumë të dobësuar, kanë plagë të vogla dhe mavijosje. Ata kanë sëmundje që i kanë marrë në xhungël, por në përgjithësi janë mirë”.

Fidencio Valencia, the grandfather of child survivors of a Cessna 206 plane that crashed in thick jungle, looks on, near the central military hospital, where the child survivors are hospitalized, in Bogota, Colombia June 10, 2023.
Gjyshi i tyre, Fidencio Valencia

Ajo tha se një qese me miell që fëmijët kishin gjetur në aeroplan i kishte mbajtur gjallë javët e para. Ata po trajtohen në spital për kequshqyerje dhe dehidrim. Ata janë vizituar nga familjarët e tyre dhe anëtarët e operacionit të kërkimit.

Ushtria kolumbiane postoi në Twitter vizatime që fëmijët kishin pikturuar. Njëra prej të cilave tregon një qen nuhatës të njohur si Wilson. Ai humbi kontaktet ushtarët dhe i gjeti fëmijët, por më pas u zhduk. Ushtria kolumbiane tha se do të vazhdojë kërkimet për qenin, duke i siguruar kolumbianët në një postim në Twitter se “nuk lëmë askënd pas”. ©LAPSI.al

Photo of drawing made by one of the children found in the jungle



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *