• |
ide | kryesore

Milan, firmoset akordi i parë për stadiumin e ri në San Donato: 150 mln euro në 300 mijë m2 territor

-Instant, Sport
Milan



Milan përshpejton. Ose provon ta bëjë. Çështja e stadiumit është gjithnjë e më urgjente. Pasi praktikisht mbylli hipotezën e një impianti të ri të përbashkët me Inter dhe vlerësimit të të gjitha vështirësive/kriticitetit në lidhje me zonën La Maura dhe Sesto San Giovanni, klubi kuqezi u fokusua në zonën e San Francesco në San Donato Milanese. Sipas raportimit të sotëm nga e përditshmja Il Cittadino, dje Milan ka nënshkruar marrëveshjen e parë formale me kompaninë Sportlifecity: “Bëhet fjalë – shkruan gazeta – për një lloj marrëveshjeje paraprake mes privatëve për shitjen e paketës së lejes urbanistike që qendrojnë në sektor”.

“Për momentin – vazhdon Il Cittadino – nuk ka asnjë lajm zyrtar. Por burime të informuara folën për nënshkrimin e një dokumenti. Bëhet fjalë për shitjen nga ekipi i futbollit të operacionit të quajtur Sportlifecity. Ai promovohet nga Cassinari & Partners. Projekti parashikon një kështjellë sporti prej rreth 150 milionë eurosh në 300 mijë metra katrorë tokë në San Francesco. Një perspektivë që prej disa muajsh ka si alternativë idenë e një stadiumi me vlerë mbi 600 milionë euro, që duket se po gjithnjë e më afër”.

Lexo më tej: Milan, lamtumirë San Siro: tre rrugët për një të ardhme pa Inter

Megjithatë, rruga drejt ndërtimit të impiantit të ri është ende e gjatë dhe e mundimshme: “Për të përkthyer në realitet planin kërkues të Milanit, duhet një variant që duhet të miratohet nga administrata e Francesco Squerit. E ndërkohë – mbyllet artikulli – ekzekutivi në detyrë në këtë fazë nuk është shprehur ende”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *