• |
ide | kryesore

Video/ City, jo vetëm alkool në festën e tripletës: Ederson pikaset duke “u bërë” në mes të shokëve

-Instant, Sport, Video
Ederson



Në festën e Manchester City kishte lumenj alkooli, si për tifozët ashtu edhe për lojtarët, por jo vetëm. Në fakt, janë shfaqur imazhe të Ederson, që mes shokëve të tij, po merrte snus. Manchester City dje parakaloi nëpër rrugët e qytetit në veri të Anglisë për të festuar me tifozët e tij fitoren e tripletës historike. Një vit i jashtëzakonshëm për skuadrën e Pep Guardiola, që rikuperoi Arsenal në Premier League, mundi United në kupë dhe, në fund, fitoi Champions kundër Inter. Por pati më shumë se festë…

Rreth 200 mijë tifozë të Citizens kanë shoqëruar lojtarët nëpër rrugët e Mançesterit. Disa futbollistë kishin ditë që festonin, si Grealish, Foden dhe Walker. Treshja e nisi festën në Stamboll dhe nuk u ndalën deri në Mançester, madje me një ndalesë në Ibiza në mes.

Lexo më tej: Video/ Manchester City në çatinë e Europës: Rodri ‘vret’; ëndërrën e Inter, e ndalur në traversë

VIDEO QË NXORRI ZBULUAR EDERSON

Videot e Grealish të dehur tashmë kanë bërë xhiron e internetit. Por tani është shfaqur një video e re që fut në telashe portierin e Citizens, Ederson. Në një video në të cilën Grealish dhe Bernardo Silva bisedojnë, me anglezin që i lutet shokut të tij të mos largohet nga City siç përflitet, drejt Barcelonës, Ederson shihet qartë duke vendosur diçka mes buzës dhe gingifeve. Bëhet fjalë për të famshmin snus, një lloj duhani për përdorim oral me një përqendrim të fortë të nikotinës.

Portieri brazilian më pas bëri një tjetër gjest që nuk kaloi pa u vënë re. Në autobus, duke parakaluar nëpër rrugët e qytetit, Ederson kishte një fishekzjarr në dorë. Portieri, aksidentalisht, qëlloi shokun e tij të skuadrës Sergio Gomez. Të jetë efekti i snus?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *