• |
ide | kryesore

Anija e mbytur në Greqi, 100 fëmijë në bord

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
greqi, anije, mbytje, femije, emigrante



Detaje tronditëse po dalin në dritë në lidhje me tragjedinë pranë brigjeve jugore të Greqisë.

Të mbijetuarit nga përmbysja e anijes së peshkimit, konfirmojnë se në bordin e saj kishte më shumë se 100 fëmijë. Të paktën 78 viktima janë konfirmuar në atë që po shndërrohet si tragjedia më e rëndë me emigrantë në Europë.

Bilanci mund të përkeqësohet edhe më tej, pasi shumë refugjatë vijojnë të jenë të zhdukur. Raportohet se në bordin e anijes mund të kenë qenë deri në 750 emigrantë. Rojet bregdetare të Greqisë janë kritikuar për faktin se nuk kanë ndërhyrë më herët, por autoritetet Helene mbrohen duke pretenduar se përpjekjet e tyre për ndihmë janë refuzuar.

Ekipet e shpëtimit janë ende në det në një operacion masiv kërkimi për të mbijetuar. Megjithatë shpresat për ndonjë mrekulli sa vijnë e po shuhen. Anija me emigrantë ishte nisur nga Libia me destinacion Italinë, por është përmbysur rreth 80 kilometra nga brigjet greke në Pilos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *