• |
ide | kryesore

Inceneratorët/ Berisha akuza Ramës: Përdori Lefter Kokën si hajdut

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, marty sali-berisha-edi-rama



Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza të forta në drejtim të pasardhësit të tij, Edi Rama sa i takon aferës së inceneratorëve.

Berisha tha kjo është afera më e madhe korruptive në historinë e vendit dhe të shteteve të tjera të rajonit. Mes të tjerash ai tha se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është implikuar nga Rama dhe Ahmetaj, ose ka dashur vetë, ndërsa sipas tij u përdor si hajdut i dobishëm.

“Rama është i lidhur me një nga aferat korruptive, Ballkanit dhe Europës, me aferën e djegësve. Në 2013 u shpenzuan 4 mln euro të taksapaguesve për të ndërtuar strategjinë e mbetjeve urbane. U përcaktuan të gjitha pikat, ndërhyrjet për trajtimin e tyre. Në një akt korruptiv Rama në vend që të zbatonte këtë strategji, shkelmoi atë dhe me urgjencë firmosi kontrata korruptive për inceneratorët. E nisi me Elbasanin, duke firmosur 17 akte administrative në 24 orë, rekord në historinë e këtij vendi, apo të një shteti tjetër. Duhej krijuar ndërmarrja me të cilën Rama Veliaj dhe Ahmetaj do të bëheshin milionerë në mënyrë të rrufeshme. Implikuan këtu ose u implikua vetë, Lefter Koka.

U përdor si hajdut i dobishëm. Pse e them këtë? Se ai nuk kishte asnjë qindarkë në buxhetin e ministrisë së tij. Ai që vuan burgun, dhe tja dyfishojnë që si denoncon. Atij ia mbyllin gojën. Na 23 mln me çelësa në dorë kushtoi 11 mln, të tjerat u futën në xhep nga Rama dhe Ahmetaj e Agaçi. Oreksi vjen duke ngrënë. Vijmë te djegësi i Fierit. Çfarë thotë Faraudin Arapi; depozitimi kushton 12 euro. Në kontratën e Tianës është 11 euro. Arapi thotë; djegia kushton 25 euro. Në kontratën Rama-Veliaj djegia kushton 29 euro. Më keq akoma, prej 5 vitesh qytetarët e Tiranës tarifohen nga Rama dhe Veliaj në kundërshtim flagrant me kontratën, 29 euro për ton. Kanë vjedhur 100 mln euro, ditë për ditë dhe nuk kanë investuar asgjë. Sipas dëshmive, të atyre që kanë qenë pjesë e kësaj sipërmarrjeje; po lahen pare të Bruno Presecit.
Prej 5 vitesh Veliaj iu merr qytetarëve të Tiranës 29 euro për ton gjoja për djegie, në një kohë kur nuk djeg asnjë kg. Parlamentit i ka dalë tymi i djegësve, regjimi i kalbësirës së plehrave që vjedh shqiptarët në këtë mënyrë.”, tha Berisha.



5 Comments

  1. Cdo akuze per vjedhje ndaj Rames, Veliajt apo rilindasve, tani pas zgjedhjeve me duket e

    pavend dhe krejtesisht e kote. Qe keta kane e vjedhur e vjedhin pa frike e drojtje eshte e

    vertetuar 100 perqind , nuk ka ngelur njeri ne Shqiperi por edhe institucion nderkombetar

    e interesuar per Shqiperine qe nuk eshte i bindur qe kjo qeveri funksionin kryesor ka

    vjedhjen e taksave, pasurine e pronen publike. Populli qe eshte me i interesuar se kushdo

    dhe qe e vuan ne kurriz gjithe kete makuteri, u dha voten, u tha vazhdoni vidhni, abuzoni

    jetoni si sheik, hani biftek 1000 euro me je kafshate sa pensioni mesatar i 7 muajve, udhetoni

    me carter, fleni ne hotelet me luksoze te botes, beni mbledhjet e qeverise ne hotele e motele

    sillni kriminelet ne parlament e bashki te marrin vendime per fatin tone, jepuni para e prona

    nderkombetareve, ambasadoreve, rrafshoni banesat e qytetareve, betonizoni cdo cep te qyteteve

    ngrini cmimet, rritni taksat, na beni jetesen sa me te veshtire dhe vete Shqiperine sa me te

    pajetueshme qe femijet tane te largohen dhe dallget e La Manshit tu duken me te embla se

    toka qe i lindi. Tani une nuk e di se kujt i drejtohet Berisha apo pse lodhet kot. Me mire te

    marre nje pale domino e te loze para parlamentit me rojet e u kalon kohen edhe atyre.

    Sepse sic thoshte poeti Ali Asllani “koha eshte e maskarenjeve” por ndryshe nga sa thoshte

    Ali Asllani, Shqiperia nuk eshte e jona por e tyre e maskarenjeve, e hajduteve, e krimineleve

    me apo pa pushtet. Per njerzit e ndershem ky vend nuk ka vend. Jo me kot Faik Konica

    nje tjeter mendje e ndritur zemerthyer pat thene : Shqiperi te kam dhjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *