• |
ide | kryesore

PD e Berishës: Safet Gjici është modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Edi Rama dhe Safet Gjici



Partia Demokratike e rithemeluar ka reaguar në lidhje me video skandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici i cili është filmuar në zyrën e tij me një duke kryer marrëdhënie seksuale.

Në reagim e PD-së Sali Berishës, thuhet se kjo “ video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve”.

Sakaq në reagimin e plotë theksohet se në Kukës duhet të mbahen zgjedhje të reja pas këtij skandali, pasi qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e tyre që i përfaqëson denjësisht.

Deklaratë e plotë:

Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të.

Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit. Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind. Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.

Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të prodhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi.



11 Comments

    1. Doktor ti je etalon morali . Standarti jot intelektual dhe moral është etalon për shtetin dhe shqiptarët.

      Të uroj shëndet

      1. Kushedi sa pune eshte dashur me pastruar tavolinen nga shkarkimi qe Gici ka hedhur mbi te.
        Kam frike se dhe ndonje shkrese e Partise do jete sperkatur dhe mban ere Gici.

  1. Gojore Rama me shumice

    Tiu haj mortja e PS po bini ne burg nje nga nje

    Spaku duhet ta bej shembull kete kurvar ne zyrat e shtetit

  2. Si bejne edhe keta, u zu Safeti s’u be qameti. Pastaj PS eshte parti progresiste dhe progresi

    eshte i dukshem, kur shikon Safetin duke bere gojore ne zyre, Shukriu me brek te grisura te

    duket si ne kohen e Eposit te Kreshnikeve.

  3. “Ustalleshë, ka edhe video të tjera”. Kush është femra në videon me Safet Gjicin. Joshte zyrtarë, foto edhe me Berishën

  4. Po videot ne Peze kur do te nxiren? DASH PEZA DREJTOR TELEVIZIONI PSE TANI? SA HERE NE JAVE SHKONTE L B QE ISHTE E MARTUAR PSE E RRAFI E NXIIU RUDINA MAGJISTRALI

  5. Po videot ne Peze kur do te nxiren? DASH PEZA DREJTOR TELEVIZIONI PSE TANI? SA HERE NE JAVE SHKONTE L B QE ISHTE E MARTUAR PSE E RRAFI E NXIIU RUDINA MAGJISTRALI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *