• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj 9 gazetarëve në Leposaviç, policia e Kosovës jep detajet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Leposaviç



Policia e Kosovës ka njoftuar se sot me datën 16 qershor 2023, pranë komunës së Leposaviçit nga persona të dyshuar është sulmuar me mjete të ndryshme (ngjyrë), automjeti zyrtar i cili ishte në shoqërim të ministrit të Ministrisë për Administrim të Pushtetit Lokal të RKS-së, i cili ishte në dalje nga komuna e Leposaviç pasi i njëjti ka qenë me detyrë zyrtare në komunë.

Po ashtu, sipas policisë, në afërsi të komunës së Leposaviçit nga individ/grupe kriminale është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë, si dhe janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale disa gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës.

Lexo më tej:  Protestuesit serbë sulmojnë me molotov gazetarët në Leposaviç (VIDEO) 

Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës Leposaviç, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular”, ka njoftuar PK.

Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, sulmet e dhuna fizike, si dhe dëmtimi i automjeteve dhe i pajisjeve zyrtare janë veprime kriminale të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë iniciuar rastet sulm ndaj personave zyrtar, asgjësim apo dëmtim i pronës dhe lëndim trupor.



2 Comments

  1. Lajçaku borelki kanë thënë që fajin e ka kurti sepse gazetarët i ka yshtur kurti që ti hyjnë në mes të shkelmave protestuesve paqësorë paramilitar kriminelë të vuçiç.
    Fajin e ka edhe osmani bashkë me kurtin.

    Haradinaj për president!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *