• |
ide | kryesore

Cilët janë korçarët që falsifikonin pasaporta dhe viza amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikane



Një operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe njësisë speciale policore “Joint Shield”, pranë ambasadës amerikane në Shqipëri ka çuar në pranga 2 persona. Ata akuzohen se falsifikonin pasaporta diplomatike me qëllim kalimin e paligjshëm në SHBA.

Zbulimi i tyre nga autoritetet u bë pas arrestimit të një 56-vjeçari i cili përmes këtyre pasaportave false tentoi të udhëtonte drejt Amerikës. Krahas dy të arrestuarve policia po heton të paktën 4 shqiptarë të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Dy personat e arrestuar në Korçë janë Daniel Morava dhe Guri Pejo. Dyshohet se ata janë pjesë e organizatës jofitimprurëse “Agjencia e Investigimit Stop Krimit”, që drejtohet nga Fatmir Sena. Kjo organizatë, shpesh herë është bërë objekt i hetimeve, pasi persona të ndryshëm pjese e saj janë arrestuar duke u hequr si agjentë policorë në situata të ndryshme.

2 personave të arrestuar, policia e Shtetit, i gjeti karta anëtarësie dhe “deduktivë policorë” që dyshohet se janë lëshuar nga “Agjencia e Investigimit Stop Krimit”. Të arrestuarve ju gjetën, kartat e anëtarësisë së kësaj agjencie dhe vizat diplomatike të falsifikuara.

Pritet që në vijim hetimi mbi këtë rast të falsifikimit të vizave diplomatike të misionit Amerikan, të hedhë dritë për implikimin e personave të tjerë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, në muajin prill të vitit 2023, kanë arrestuar shtetasen shqiptare D. I., 56 vjeçe, në tentativë për të udhëtuar drejt SHBA-së, me një pasaportë diplomatike false, për të cilën pretendonte se ishte e lëshuar nga një OJF e njohur me emrin “PBF”, me seli jashtë teritorit të Republikës së Shqipërisë.

Pas hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, janë identifikuar disa shtetas të dyshuar si të përfshirë në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve të tjera. 

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me mbështetje nga agjencia federale DSS/OCI pranë ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimit penal, duke përdorur metoda speciale ligjore, në kohë dhe në vende të ndryshme, kryesisht në qarkun e Korçës, në lidhje me trafikimin e shtetasve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga hetimi janë grumbulluar prova për të paktën 4 shtetas shqiptarë të dyshuar të përfshirë në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Në bazë të hetimeve të kryera, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka nxjerrë vendimet për ekzekutimin e urdhrave të arrestit për 2 shtetas të dyshuar, si dhe për kontrollin e 4 banesave dhe ambienteve të tjera.

Gjatë operacionit të përbashkët me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë arrestuar shtetasit D. M. dhe G. P., të dy banues në Korçë. Për shtetasin G. P., Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shkak të moshës. 

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.
Kontrolle të autorizuara janë ushtruar edhe në subjekte të tjera të dyshuara të përfshira në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe të falsifikimit të dokumenteve” – thuhet në njoftim. /LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *