Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në InstaStory mbi dasmën, ku falenderon të gjithë personat që e ndihmuan për të realizuar dasmën e saj të ëndrrave.
“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njërëzit tanë me të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.
E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka që kanë bërë”- shkruan moderatorja.
