• |
ide | kryesore

Fyerjet ndaj arbitrit Taylor i kushtojnë rëndë: Jose Mourinho skualifikohet 4 ndeshje

-Instant, Sport
Mourinho



Dorë e rëndë nga UEFA ndaj José Mourinho dhe Romës për atë që ndodhi pas finales së Europa League kundër Sevillas në Budapest. Trajneri portugez u skualifikua për 4 ndeshje për “gjuhë ofenduese” ndaj arbitrit anglez Taylor. Klubi verdhekuq është gjobitur me 55 mijë euro dhe do të duhet të dëmshpërblejë edhe Federatën Hungareze të Futbollit për dëmin e shkaktuar nga tifozët. Më tej, në ndeshjen e radhës evropiane në transfertë, tifozët nuk do të mund ta ndjekin skuadrën.

2 qershorin e kaluar, UEFA hapi menjëherë procedimin disiplinor kundër Mourinho. Akuza ishte “për fyerje dhe gjuhë ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes” në parkingun e stadiumit të Budapestit. Edhe klubi përfundoi në shënjestër të komisionit të etikës dhe disiplinës UEFA për “sjellje jo korrekte” e u dënua 5 mijë euro gjobë. Për “hedhje sendesh, ndezje fishekzjarre, akte dëmtimi” nga ana e tifozëve të Romës erdhi edhe gjoba prej 50.000 euro dhe një ndeshje pa tifozë.

Lexo më tej: Video/ “Je një fatkeqësi e q*rë”: del video e përplasjes me arbitrin Taylor, Mourinho tani rrezikon shumë

Së fundmi, Roma do të duhet të kontaktojë edhe Federatën Hungareze brenda 30 ditëve. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje në lidhje me dëmet e shkaktuara nga mbështetësit e tyre në finale. Bëhet fjalë për kosha të thyer, kuti letre, gota, kabllo dhe dy poltrona të thyera.

ÇFARË NDODHI NË PARKING…

Drejtimi i arbitrit Taylor kishte zemëruar Romën, veçanërisht për një penallti që nuk u akordua për prekje me dorë nga Fernando. Pastaj shuplaka e fuqishme e Lamela ndaj Ibanez, u ndëshkua vetëm me një karton të verdhë. Mourinho përdori fjalë të ashpra ndaj arbitrit, i cili po hipte në minibusin e rezervuar për gjyqtarët. “You’re a fucking disgrace, man!”, që përkthehet: “Ti je një fatkeqësi e q*rë!”. Portugezi shtoi më pas: “Edhe Rosetti (dizenjatori i UEFA-s) ishte në gjendje të thoshte se nuk ishte… E ti ishe në gjendje…”. Dhe përsëri, duke iu afruar furgonit ku po hipin të gjithë gjyqtarët: “Urime edhe për (fjalë e pakuptueshme) të Var dhe për të gjithë ju. Urime!”. Dhe pastaj ndërsa largohej shtoi: “Ata nuk kanë as turp në fytyrë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *