• |
ide | kryesore

Partizani dhe letra nga FIFA: Presidenti Gianni Infantino, uron të kuqtë për titullin kampion

-Instant, Sport
Gianni



Partizani është në fazën përgatitore në Pogradec për tu përgatitur për debutimin në Champions League, por efekti i titullit ndihet akoma. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, Partizanin. Kreu i qeverisë Botërore të Futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit të kuq.

“Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit. E çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar”, shkruhet në letër. Në urimin e tij Infantino falënderon edhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.

Lexo më tej: Partizani, goglat e dërgojnë në Bjellorusi: Bate Borisov kundërshtari i të kuqve në Champions

LETRA E PRESIDENTIT TË FIFA-S, GIANNI INFANTINO

I dashur President,

Me shumë kënaqësi uroj FK Partizani për kurorëzimin si kampion i Shqipërisë për edicionin 2022/23.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit. E çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj. Vlerësim për kontributin në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *