• |
ide | kryesore

Varfëria ekstreme, 31% e asaj që prodhon ekonomia shqiptare shkon për t’u ushqyer

Lajme, Të fundit
Çmimet



Me të ardhurat që janë më të ulëtat në Europë, në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit, dhe çmimet që për pjesën më të madhe të produkteve janë sa në shtetet më të pasura, familjet shqiptare çojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre për t’u ushqyer, në një tregues të varfërisë ekstreme.

Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet nominale për ushqim, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Buto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhon ekonomia në një vit) ishte 31.2% e PBB-së në vitin 2022, nga 6.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Shifra është shumë më e lartë se shteti i dytë pas nesh, Mali i Zi (22.5%), ndërsa dhe Kosova e ka këtë tregues në 18.1% (në vitin 2020, që është shifra më e fundit e raportuar).

Për bukën dhe drithërat, familjet shqiptare kanë shpenzimeve rekord në 4.3% të PBB-së, nga 1.2% që është mesatarja europiane. Edhe për mishin shkojnë 6% e të ardhurave që ekonomia qarkullon në një vit, ndërsa për familjet europiane mjafton vetëm 1.5%.

E njëjta tendencë është dhe për qumështin, djathin e vezët, e 5.1% të PBB-së në Shqipëri, nga 1% në Europë.

Rekordi mbahet për frutat e perimet, me 11.9% të PBB-së, nga 1.5% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për frymë për ushqime në 2022 ishin 2 mijë euro, nga 1,697 euro në 2021, duke mos pasur ndonjë diferencë të lartë me mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 2,300 eurosh.

Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimi për frymë për ushqime është 1,337 euro, në Serbi 1,230 euro, në Bosnjë 1,333, duke na e kaluar vetëm Mali i Zi, me 2115 euro.

Edhe për vitin 2022, Shqipëria mbeti vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë në raport me prodhimin e brendshëm buto si dhe për konsumin individual për frymë, që është një tregues i mirëqenies materiale.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndonëse në rritje me dy pikë përqindje në raport me vitin e kaluar, sërish Shqipëria është e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen).

Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me diferencë të ndjeshme nga rajoni.

Ky tregues është për Shqipërinë sa 40% e mesatares europiane. Në Bosnjë-Hercegovinë, raporti është 42%. Rekordin e mban Mali i Zi me 64%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 51%./ MONITOR



4 Comments

  1. “Në disa prej fotove të Berishës me vajzën kur ai pozon në zyrë i lodhur dhe ajo e freskët, Berisha në disa raste ngjan si peng i saj.

    Unë kam qenë 15 vite një nga njerëzit më të afërt të Berishës po nuk kam asnjë foto me të. Nuk na është dashur. Kësaj vajzës i janë dashur dhe Berisha nuk ka pasur fuqi ta kundërshtojë dot. Nuk është lehtë kur futet seksi në mes”

  2. 31% e pages per ushqime duhet te jete llogarite me pagat e qeveritarve dhe oborrtaRVE PER RRETH , sepse per pagen mesatare duhet te jete rreth 80 % po si gjithmon mediat e sponsorizuara nga qeveria e perversit mashtrojne .
    te kerkosh te justifikosh perversitetin e vagabondit gici eshte e turpshme.

    1. Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi e miratonte, duke i bërë like.

      Më pas e shpërndanë videon online në disa portale periferike, me shpresë se do ta merrnin edhe mediat e tjera serioze.

      Por pas verifikimeve, iu doli gënjeshtra.

      Doli se në video nuk ishte Blendi Klosi, siç pretendonte zyra e montazhit të Sali Berishës, por bëhej fjalë për një video pornografike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *